COVID-i rrit çmimin e shtëpive me qira, studentët 'besnikë' të konvikteve! Risia? Prindërit 'ndjekin' fëmijët, zhvendosen në Tiranë

TIRANË- Vetëm 2 javë larg nga fillimi i vitit të ri akademik, zgjedhja e studentëve edhe për këtë vit vazhdon të jenë konviktet. Shkak bëhet rritja e çmimit të shtëpive me qira.

Ndryshe nga shumë fusha që pandemia COVID-19 preku, në konvikte nuk ka ndryshuar asgjë. Studentët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nuk e braktisin strehën në dhomat e konvikteve gjatë kohës së studimeve.

“Kemi 3230 studentë të regjistruar në të 22 konviktet funksional në Qytet Studenti”, shprehet drejtoresha e RSU1, Anila Shehu.

Ndërkohë më tej ajo tha se pandemia nuk ka ndikuar në pakësimin e regjistrimeve të studentëve në konvikte.

“Ne kemi të njëjtat kërkesa. Nuk shoh ndonjë ndryshim nga viti i kaluar që të kemi ndonjë rënie në numrin e kërkesave që bëjnë studentët këtu” shton Shehu.

Studentët preferojnë të zgjedhin të jetojnë në konvikte për shkak të gjendjes ekonomike. Ata shprehen se në konvikte shpenzojnë më pak se në një shtëpi me qira, pasi çmimi i këtyre të fundit ka gjithmonë një tendencë në rritje.

“Kam një vit që kam ardhur në Tiranë për shkak të studimeve dhe jetoj në konvikt që prej këtij viti. Për arsye financiare kuptohet pasi shtëpitë me qira janë shumë të shtrenjta, të pa përballueshme nga ana financiare nga ana jonë. Duke patur parasysh çmimet të cilat po rriten akoma më shumë, mendoj që në të ardhmen akoma do vazhdoj të jetoj në konvikt”, shprehet studenti.

Pavarësisht çmimeve të larta të qirasë së shtëpive, ky vit, ka sjellë edhe një risi.

“Një fenomen që është vënë re së fundmi, është dhe fakti që shumë prindër po kërkojnë të vijnë në Tiranë nga rrethet për të qëndruar me fëmijët e tyre studentë për arsye ekonomike. Shumë prindër mund të kenë dy fëmijë në universitete dhe i leverdis më shumë që të shpërngulen në Tiranë”, tha agjentia imobiliare, Xhulia Leka. 

Interesi i studentëve te agjencitë imobiliare për shtëpi me qira është i lartë, por kur prezantohen me çmimet ata stepen pasi nuk mund t’i përballojnë ato çmime./Përgatiti Diamila Leka

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë