28-vjeçarja italiane Patrizia Vincenzi do të jetë sërish në gjendje të përqafojë fëmijën e saj pas 13 ditësh e shtruar në spital, ku ajo fitoi luftën ndaj koronavirusin, pasi u trajtua me plazma hiperimune, të marra nga pacientët e shëruar. Një rast i rrallë nëse nuk është ende unik.

Patrizia Vincenzi u shtrua në spitalin ‘Carlo Poma’ në Lombardi më 9 prill, ndërsa të nesërmen situata e saj u përkeqësua.

Për të shmangur respiratorin për të mbrojtur fetuesin pasi ajo ishte shtatzënë në javën e 24-të, mjekët e zhvendosën 28-vjeçaren në pulmonologji.

“Pas terapisë plazmatike, përmirësimi ishte vendimtar”, u shpreh Giuseppe De Donno, drejtor i pneumologjisë

Ajo nuk i mbajti dot lotët kur la spitalin në Mantua, Lombardi, shtatzënë në javën e 24-t dhe me një tjetër fëmijë që po e priste në shtëpi.

Pas kreyrjes së tamponit të dytë ku rezultoi negative, Patrizia Vincenzi nuk i mbajti dot lotët teksa tha se mezi priste të përqafonte fëmijën tjetër që e priste në shtëpi dhe shtoi se “Plazma më riktheu në jetë. Unë isha në depresion, por gjeta profesionistë të jashtëzakonshëm”.

Në Mantua mjekët e përcaktojnë rrugën e trajtimit me plazmën konvulsive, të pasur me antitrupa si mjaftë inkurajuese.

Si pjesë e protokollit të nënshkruar me ‘Policlinico San Matteo’ të Pavisë, 24 pacientë u trajtuan me 50 qese plazme konvulsive.

"Terapia plazmatike është një praktikë mjekësore që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, e cila ka  patur vlefshmëri dhe efikasitet dhe ne nuk e dimë akoma për këtë sëmundje - thotë Luca Richeldi, drejtor i Pneumologjisë në Poliklinikën Gemelli në Romë dhe anëtar i Komitetit Tekniko Shkencor. Shpresojmë që eksperimentimi i kolegëve të Mantua jep rezultate të mira, ende nuk kemi shumë përgjigje sepse shumë pak kohë ka kaluar. Ne së shpejti do të kemi një rezultat”.