Cristiano Ronaldo thyen çdo rekord, te Al Nassr paguhet 200 milionë euro në vit! Rritje e pabesueshme në rrjetet sociale: Më frymëzoi vizioni

Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Al Nassr në Arabinë Saudite deri në verën e 2025. 37-vjeçari portugez do paguhet 75 milionë euro nga klubi i ri, teksa duke përfshirë edhe sponsorizimet paga e tij në total do shkojë 200 milionë euro në sezon. Ronaldo bëhet lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

Pas prezantimit, ylli portugez është shprehur se e bindi vizioni i klubit për të firmosur. "Mezi pres të provoj një ligë të re futbolli në një vend të ri. Vizioni i Al Nassr më stimulon shumë dhe jam i emocionuar që po bashkohem me shokët e mi të rinj të skuadrës në përpjekje për të ndihmuar klubin të arrijë më shumë sukses”, tha Ronaldo.

Veç pagës së majme, Ronaldo ka sjellë menjëherë sukses te klubi i Al Nassr. Tifozët e klubit janë trefishuar në rrjetet sociale dhe kjo për efekt të Ronaldos. Në dyqanet e skuadrës tifozët janë dyndur për të blerë fanella me numrin 7 dhe emrin e sulmuesit.

Pasi të mbyllë kontratën, Ronaldo do jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite për kandidaturën në FIFA, me qëllim për të fituar të drejtën e zhvilimit të Kupës së Botës 2030 në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Greqi.

Ronaldo tek Al-Nassr do të fitojë:

200 milionë euro në vit

16.6 milionë euro në muaj

3.8 milionë euro në javë

555.555 euro në ditë

23.150 euro në orë  

386 euro në minutë

6.5 euro në sekondë

S.DH/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza