Pasojat e tërmetit, ministri Fuqiplotë përgënjeshtron Bashën në Sukth: 250 persona janë strehuar në hotele, grupi i ekspertëve në terren duke bërë vlerësimet
Ministri i Jashtëzakonshëm Bledi Çuçi inspektoi pasditen e së martës punën e grupeve të verifikimit të dëmeve nga tërmeti në zonën e Sukthit. Gjatë fjalës së tij Çuçi përgënjeshtroi deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha se në disa lagje akoma nuk u ka shkuar asnjë ndihmë dhe se janë në kushte skandaloze.
Çuçi tha se në këto zona ka prezencë në terren grupe ekspertësh të huaj dhe shqiptarë të cilët po inspektojnë të gjithë banesat e dëmtuara në njësinë administrative të Sukthit.
Ministri Çuçi tha se të gjithë banorët e dalë të pastrehë në zonën e Sukthit janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi ky proces.
Nga ana tjetër ai ka garantuar çdo banor të kësaj zone se vëmendja e grupeve të vlerësimit dhe e shtabit është e gjitha tek ata.
“Sapo u takuam me një grup ekspertësh të huaj dhe vendas që po inspektojnë banesat në këtë zonë. Përfitoj nga rasti të them dhe njëherë se grupet e vlerësimit dhe vëmendja e Shtabit të Emergjencave e pushtetit vendor është në çdo zonë të prekur nga tërmeti. Dua të përgënjeshtroj çdo zë që thotë se nuk është bërë asgjë në Sukth. Vetëm nga Sukthi sot që flasim kemi 250 persona që janë akomoduar në hotele. Për të qenë sa më bindës unë po ju lexoj disa prej emrave që janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi akomodimi:
Agim kanina
Denada kasa
Klajdi laho
Natasha laho
Hëna kasa
Nadire shehu
Arjana shehu
E me radhë këto janë banorë të Sukthit të akomoduar për njerëzit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë. I gjithë shteti është në këmbë për t’iu përgjigjur çdo nevoje. Ju lutem spektaktorëve nëse nuk na japin një dorë të paktën të mos na rrinë nëpër këmbë”, u shpreh ministri Çuçi.
Në zonën e Sukthit aktualisht janë ekspertë grekë dhe shqiptarë që po punojnë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.
Lajmi kryesor: