Pas rastit të arrestimit të dy komisionerëve të vdekur të Durrësit, SPAK ka bërë habinë e rradhës, ku ka harruar në burg 8 ditë dhe duke mos e çuar para gjykatës Gjergji Çollakun.
Ky i fundit është arrestuar në Stuttgart të Gjermanisë në 26 nëntor të 2020 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik kokaine në Greqi e Maqedoni.
Ndonëse Gjergji Çollaku ështe ekstraduar në 14 Janar 2021 në Tiranë, ai nuk ka dalë para gjykatës brenda 3 ditëve siç parashikon ligji procedurial penal, për t’u njohur me masën e sigurisë si pasojë e harresës të prokurorëve të çështjes.
Në këto kushte, GJKKO është vënë në lëvizje nga Avokat Arbër Hoxha, mbrojtësi i të arrestuarit. Pavarësisht kësaj, në shkelje flagrante me ligjin Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën, duke mos e shuar masën e sigurimit arrest në burg.