Pas 1 muaji mbledhje te kryeministria, protesta është zhvendosur tashmë dhe në dyert e Parlamentit të Shqipërisë. Qytetaria mbaroi dhe vendin ia la dhunës me gurë në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit e hedhjes së vezëve drejt automjeteve të deputetëve të Kuvendit.
Policia arrestoi sot 19 persona, nxitës të dhunës e autorë të hedhjes së sendeve të forta drejt efektivëve të bërë kordon në hyrje të institucionit të shtetit, të shkuljes së gardheve metalikë rrethues e të tjerë akteve vandalizmi siç është dhe shkulja e pllakave të betonit nga trotuaret.
Më pas, ata shkuan nëpër dyert e komisariateve, ndërsa një protestuese nga Kuvendi dha një “paralajmërim” të fortë për Policinë e Shtetit: Nëse këta do të kenë dhunë me femrat sot, do të procedohen të gjithë penalisht dhe seksualisht. Mos më thoni që nuk u bëra thirrje.
Komente









Seksualisht? motra e ke iden se cfare po flet? do u cosh prostituta police ne komisariate? moj kasolle ku na mblodhe
Përgjigju