"Ajo çfarë po ndodh me reformën në drejtësi në Shqipëri është një rast I paprecedëntë në Europë, sepse kemi të bëjmë me një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë". Kjo ka qenë deklarata e Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Alberto Cutilo, gjatë festimeve për festën e Italisë në Shkodër.

Në intervistën dhënë për mediat Cutillo është shprehur se shqetësues ngelet mosplotësimi i vendeve në Gjykatën Kushtetuese. Cutillo flet edhe për çeljen e negociatave si dhe çështjen "Tahiri".

Unë mëndoj se reforma në drejtësi, nuk ka precedentë të njëjtë në europë, është nje reformë tepër e rëndësishme, është shumë e thellë dhe si e tillë ka probleme në fazën fillestare dhe mendoj se deri tani po ecën shumë mirë.

Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri

Ambasadori Cutillo ka folur edhe për çështjen "Tahiri". Sipas tij, në Itali ka një proces, por që nuk është kundër ish-ministrit të Brendshëm.

Unë e di që në Itali, ka një proces por jo kundër Tahirit, por unë di po aq sa dini ju. 

Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri

Nga ana tjetër, pyetur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ai është shprehur se beson në një përgjigje pozitive edhe pse dy tre vende janë skeptike për integrimin e Shqipërisë por për këtë cështje ngelet detyrë e autoriteteve shqiptare që të lobojnë fort pranë tyre……

Une mendoj se po, se mazhoranca e shteteve është më e madhe. Ato pak që janë në mëdyshje besoj se është detyrë e qeverisë shqiptare që ti mbush mëndjen, në mënyrë që në fund të qershorit, të kemi një rezultat pozitiv. Opozita ndaj qeverisë dihet se nuk është dakord, e rëndësishme është ajo cfarë ka ndodhur deri më tani. Për europën duhet më tepër solidaritet nga politika dhe nga qytetarët shqiptarë.

Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri

Sa i përket fluksit të emigranteve Cutilo u shpreh se ky është një problem jo shqiptarë por më shumë europian.

Mbi ato që kam lexuar fenomeni vazhdon te ngelet shumë shqetesues,sa mbyllet një rruge hapet një tjetër, autoritetet shqiptare po e shohin me kujdes këtë cështje po ashtu në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare për të zgjidhur cështjen e emigrantëve dhe ruajtjes së kufijve.

Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, ishte prezent në Shkodër në kuadër të festës së Republikës së Italisë ku të ftuar kanë qenë autoritetet më të larta të pushtetit vendorë si dhe deputetë të Qarkut të Shkodrës.