Ambasadori Italian Alberto Cutillo ka siguruar se ndryshimet në ligjin për Call Center në vendin e tij nuk vënë në rrezik kompanitë Shqiptare Call Center.
Ai tha se ato synojnë vendosjen e rregullave më strikte për këta operatorë në Itali, por se mund të respektohen nga të gjithë operatorët seriozë që gjenden sot në Shqipëri.
I pyetur nga gazetarët nëse ka një nismë nga shteti italian për vendosjen e rregullave më strikte në sektorin e fasonerisë, Cutillo tha se nuk është në dijeni të asnjë nisme të tillë.
“Normativa nuk pengon vazhdimësinë e aktiviteteve. Vendos rregulla të reja por besoj se do mund të respektohen nga të gjithë operatorët seriozë që janë aktualisht prezentë. kështu që nuk shoh të rrezikohen vende pune në rrezik në Shqipëri. Nuk jam në dijeni të asnjë propozimi që prek ndonjë sektor tjetër. sa u përket Call Center- ave, është vendosur kjo normë, por e përsëris, nuk prek shoqëritë serioze që respektojnë ligjin”, u shpreh ambasadori Cutillo .
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO