TIRANË- Gjykata e Tiranës ështja e Izet Haxhisë i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Tiranës kërkoi që vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre.
Kjo dosje pritet të kalojë në SPAK, pasi vetë Krimet e Rënda do të funksionojnë edhe pak ditë duke u transformuar më pas në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Me ngritjen e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon së funksionuari po ashtu edhe Gjykata e Krimeve të Rënda e cila kthehet në Gjykatën e Posaçme.
Për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj një nga tre të dënuarit ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para. Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.
Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim.
Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.
Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3917
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati Idajet Beqiri: Transferim i dyshimtë i Izet Haxhisë në burgun e Rrogozhinës! I rrezikohet jeta se është armik i Berishës! Manja të marra masa
12 Korrik, 20:27
-
Frrok Çupi: Saliu me Izetin, si Iliri me Monën
27 Maj, 16:58
-
Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë
26 Maj, 14:29
-
Avokati Idajet Beqiri denoncon: Izet Haxhinë tentuan ta helmonin në burgun e Reçit, ka armiq të fortë! 'Burgjet': E pavërtetë
12 Prill 2023, 14:12
-
Bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, avokati Idajet Beqiri: Izet Haxhia të shpallet i pafajshëm! Sali Berisha nxori në prite Azem Hajadrin
23 Mars 2023, 13:27
-
I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë
22 Mars 2023, 13:54
-
Berisha dhe tuneli sekret i Thesarit në Krrabë, dëshmia e Izet Haxhisë
20 Janar 2023, 18:57
-
Sfinksi Izet Haxhia përballë Sali Berishës
23 Dhjetor 2022, 21:18
-
Apeli e dënoi me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari
1 Nëntor 2022, 19:58
-
Serbi-Rusi kërcënojnë Berishën me dosjen e UDB, dhe 'pushtimi' i kryeministrisë më 12 nëntor
31 Tetor 2022, 20:12
-
Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet Izet Haxhia me 21 vite burg si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë
31 Tetor 2022, 14:43
-
Kush e nxori në pritë Hajdarin dhe ku e çoi Berisha kasetën e ish-truprojes Zenel Nezaj?
12 Shtator 2022, 19:42