Dëbora në rajonin e Anadollit Lindor vazhdon të ndikojë në jetën e përditshme me reshje intervale raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga zyrtarët e Qendrës së Parashikimit dhe Paralajmërimit të Meteorologjisë, në rajonin Basara,  e cila gjendet nën ndikimin e sistemit të presionit të ulët, pritet që koha të jetë me vranësira dhe reshje me ndërprerje.

Parashikohet se reshjet, në segmentet qendrore dhe jugore të qyteti të Erzurumit, dhe qytetet Kars, Agrë dhe Ardahan pritet të jenë të përziera me shi dhe borë, ndërsa në qytetet Erzinxhan, Ëgdër dhe në veri të Erzurumit pritet të jenë me shira.

Temperatura më e ulët gjatë natës në Erzurum dhe Kars është regjistruar zero gradë, në Agrë dhe Ardahan 1 gradë, në Bitlis 2 gradë, në Hakkari 3 gradë, në Erzinxhan 4 gradë dhe në Van dhe Ëgdër 5 gradë ndërsa në Mush 6 gradë.

Ndërsa dëbora në Erzurum ka arritur në trashësinë 3 cm, në Agrë 2 cm, në Bitlis 35 cm, ndërsa në qendrat e skive Xhëbëlltepe në rajonin e qytetit të Karsit 80 cm dhe në qendrën e skive në Palandoken 105 cm dhe në qendrën e skive në Konakli ka arritur në 106 cm.

Autoritetet e meteorologjisë, kanë paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm kundër ortekëve që mund të krijohen në shpatet e pjerrëta të cilat janë të mbuluara nga bora.

Reshjet e dëborës që kanë nisur natën e mbrëmshme dhe që janë në vazhdim  me intervale në rajonin Sarëkamësh të qytetit Kars kanë ndikuar gjithashtu negativisht në jetën e përditshme, ku qytetarët janë zgjuar në mëngjes duke pastruar dëborën në mjetet dhe para ambienteve të tyre. Në qytetin ku ekipet e bashkisë kanë nisur punën për heqjen e dëborës vërehet se bimët dhe pemët të mbuluara me dëborë kanë krijuar pamje si në kartolina.



Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)