TIRANE- Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade ka akuzuar dje Avokatin e Popullit Igli Totozani për punën e dobët e bërë në parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes. Dade kritikoi Totozanin se sjell vetëm rekomandime në Kuvend, ndërkohë që institucioni i përfaqësuar prej tij ende nuk ka shifra të sakta për familjet e ngujuara. Kritikat nga deputetja socialiste janë bërë dje gjatë Komisionit për Çështjet Sociale dhe të Drejtat e Njeriut ku është diskutuar mbi problematikën dhe hapat e ndërmarra për parandalimin e tij.