DURRËS - Vangjush Dako ka vijuar takimet e tij me një bashkëbisedim me pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Në këtë takim, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, ka theksuar edhe një herë faktin së Universiteti i Durrësit është një aset tepër i rëndësishëm në jetën e qytetit, prandaj bashkia ka vënë në dispozicion të kampusit universitar truallin e nevojshëm dhe lejen e ndërtimit. Ndërkohë, ai është angazhuar për mbështetje konkrete edhe për ndërtimin e terreneve sportive me mbështetje financiare nga bashkia.
“Do të vazhdojmë përpjekjet në maksimum për të ndihmuar Universitetin, madje do të financojmë me fondet e bashkisë ndërtimin e terreneve sportive në kampusin universitar,” - ka thënë Dako në këtë takim.
Më tej, kryebashkiaku i qytetit bregdetar ka shtjelluar vizionin e tij për realizimin e disa projekteve shumë të rëndësishme, të cilat synojnë zhvillimin ekonomik të Durrësit, siç janë ato për ndërtimin e resorteve turistike elitare në Gjirin e Lalëzit, ndërtimi i plazhit të ri në Currila si dhe projektet që do të realizohen në plazhin e vjetër, i cili konceptohet si një plazh masiv për pushuesit shqiptarë, si dhe turistëve nga Kosova, Maqedonia e vende të tjera.
“Kemi menduar që zonën e Gjirit të Lalëzit ta ruajmë si një zonë të virgjër, vetëm për resorte turistike me kapacitete të mëdha shtretërish dhe zonën tjetër të plazhit, ta rikuperojmë të gjithë për të mundësuar zhvillimin e turizmit masiv, si për shqiptarët e Shqipërisë, ashtu dhe për ata të Maqedonisë dhe Kosovës”,- tha Dako.
Gjithashtu, projekte shumë të rëndësishme, ka thënë Dako, janë edhe ndërtimi i dy shesheve brenda në qytetin e Durrësit, njëri përpara hyrjes së portit detar, dhe tjetri, te Muzeu i Dëshmorëve. Dako shpjegoi për të pranishmit konceptet e projekteve për ndërtimin e këtyre dy shesheve të mëdhenj.
“Këto janë pjesë e vizionit tonë, për sistemimin e shesheve të reja, si pjesë e transformimit të gjerë urban, me fokus hapësirën publike, vijën bregdetare dhe zonat portuale. Sheshi përpara portit ku sot gjendet lulishtja, do të transformohet në një shesh, i cili do të jetë një vepër arkitekturore, ndoshta më e bukurën në rajonin ku ne bëjmë pjesë. Ky projekt për riorganizimin e këtij Sheshi me projektet përgjatë vijës bregdetare, do ta shndërrojë atë në një port me destinacion kryesisht turistik. Ky projekt ka si qëllim, jo vetëm ofrimin e mjediseve për pushimin dhe çlodhjen e banorëve të qytetit më të madh bregdetar në vend, por edhe krijimin e një modeli për tërheqjen e tursitëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj. Për konceptimin e këtij projekti, kemi marrë si model, Muzeun "Guggenheim" të qytetit të Bilbaos në Spanjë, shpjegoi Dako, duke shtuar se ish-kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar bask, ndërmori ndërtimin e këtij muzeu pikërisht në kohën kur atje flitej pothuajse përditë për atentate dhe vendosje bombash. Të gjithë ishin skeptikë për ndërtimin e kësaj vepre. Por më pas rezultatet ishin mahnitëse pasi numri i turistëve atje u dhjetëfishua e po kështu u rritën edhe të ardhurat turistike duke e kthyer Bilbaon në një atraksion turistik. Ndërkohë, sheshi tjetër që do të ndërtohet është Sheshi publik “Drejtësia”, te Muzeu i Dëshmorëve, me ndërtesat e reja të Gjykatës, Prokurorisë dhe Bibliotekës publike të Qytetit”, theksoi Dako.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO