Rëndësia dhe domosdoshmëria e ndërtimit të një shkolle të re në zonën e Manskurit në Durrës ka qënë objekti i bisedës dhe premtimi i Kandidatit të ASHE për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi me banorë të kësaj zone ditën e sotme.Dako u shpreh se i njeh me imtësi të gjitha problemet e Durrësit, por edhe te Manskurisë dhe fshatrave ngjitur me të dhe u angazhua për ndërtimin e një shkolle të re në këtë zonë.

“Në rendin e punëve që do të kryhen, janë ndërtimi i shkollë së fshatit, krijimi i inspektoriatit të arave, si dhe kanale vaditëse dhe rrugë në ndihmë të fermerëve, po kështu zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm pas investimeve që do të kryhen në të gjithë Durrësin. Do të krijojmë Inspektoriatin e Arave për të mbrojtur tokën bujqësore nga abuzimet, mbylljet e kanalizimeve nga ndërtimet e paligjshme, si dhe problematika të tjera,” – u shpreh Dako
 
Kandidati i majtë foli me banorët lidhur edhe me bujqësinë dhe zhvillimin e saj duke premtaur ndihmë për fermerët me anë të përmisimit të infrastrukturës dhe jo vetëm.
 
“Do të ndërtojmë rrugë për të lidhur parcelat, duke i ardhur kështu në ndihmë fermerëve që të shkojnë nëpër ara duke i dhënë mundësi atyre që të ulin kostot e prodhimit e të rrisin rendimentin”- u shpreh kandidati Dako
 
Më pas Dako i kërkoi votën banorëve të këtij fshati "në mënyrë që sëbashku të realizojmë projektet për të gjithë këtë zonë që i bashkangjitet bashkisë së Durrësit pas ndarjes së re territoriale"- tha ai
 
 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)