DURRËS - Shkollë të re, investime ne bujqësi dhe infrastrukturë. Ky është premtimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për banorët e Manskurisë. Kandidati i majtë shtoi së ky fshat do këtë vëmendjen e bashkisë sa I përket investimeve.
 
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Durrësit ,Vangjush Dako, në kuadër të turit elektoral ka ndaluar në fshatin Manskuri.
Për shkak të pozicionit gjeografik dhe mungesës pothuajse të plotë të investimeve për një periudhë të gjatë, problemet me të cilat ndeshen banorët e këtij fshati janë të shumta.
 
Në takimin me ta Dako u shpreh se i njeh me imtësi të gjitha problemet e Manskurisë dhe fshatrave ngjitur me të,ndërsa kishte edhe premtime konkrete.
 
Në rendin e punëve që do të kryhen pohoi Dako janë ndërtimi i shkollës së fshatit, krijimi i inspektoratit të arave, ndërtimi I kanaleve vaditëse dhe infrastrukturës rrugore.
 
Më pas Dako i kërkoi votën banorëve të këtij fshati në mënyrë që sëbashku të realizojmë projektet për të gjithë këtë zonë që i bashkëngjitet bashkisë së Durrësit pas ndarjes së re territoriale.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)