DURRËS - Në një takim që kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pati me të rinjtë e lagjes numër 17 të qytetit bregdetar vuri theksin në investimet që janë bërë në arsim si një mundësi për të përgatitur njerëz të përgatitur. Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Durrësit në garën elektorale të 21 Qershorit tha se e sheh të ardhmen e turizmit pikërisht tek këta të rinj.
“Turizmi është e ardhmja jonë dhe këtë mundësi mjaft të mirë ne duhet ta shfrytëzojmë më së miri. Për këtë gjë na duhen kapacitetet njerëzore, njerëz të përgatitur që do t’i gjejmë midis jush. Ne duam që rinia të studiojë e punojë në Shqipëri dhe ta zhvillojmë vendin tonë me burimet tona njerëzore. Për këtë arsye do t’ju ndihmojmë që të merrni arsimin e duhur, si një investim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, familjet tuaja dhe gjithë vendin. Ne duam një brez të kualifikuar dhe të rinj që shohin drejt degëve që kanë mundësi për punësim dhe të ardhme, dhe jo të pajisen me diploma pa vlerë nga universitete piramida. Nuk vlejnë këto diploma, dhe prandaj Qeveria i mbylli universitetet që shisnin vetëm diploma”- u shpreh më tej Dako.

Në bashkëbisedim me të rinjtë nga forumet rinore të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dako tha se inovacioni është lokomotiva që do ta nxjerrë Shqipërinë nga varfëria dhe papunësia, dhe për këtë inovacion, duhet të jemi të përgatitur. Dako shtoi se bashkia ka bërë projekte për të mbështetur nismat e të rinjve në mikrobiznese apo sipërmarrje të vogla që mund të ndërmerren edhe nga një ose dy persona.
Duke folur për investimet që janë bërë në qytet, Dako tha se kështu do të vazhdojmë edhe në katër vitet e ardhshme për të rritur cilësinë e jetës për të dhënë mesazhin se Durrësi është një qytet turistik, modern dhe me histori të pasur. Ai i ka ftuar të rinjtë që të marrin pjesë masivisht në votimet e 21 qershorit, pasi pjesëmarrja në votime është një mundësi për të investuar për qytetin.
Dako është shprehur i sigurt se me mbështetjen e të rinjve do të fitojmë bindshëm mandatin e tretë për të drejtuar bashkinë, së bashku edhe me këshillin bashkiak si koalicion i partive të majta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com