Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi

Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi

Pashë një reagim të partisë së Shpëtim Idrizit mbi tabelat dygjuhëshe në zonat e pakicës greke në Jug të Shqipërisë. Duke marrë shkas prej tyre, reagimi i Idrizit shkonte deri në fillim të shekullit të shkuar, duke kujtuar Zografin e vitit 1914, duke e krahasuar atë me Edi Ramën, dhe plot patetizma të tjera, që duket se kanë nevojë t’i kompensojnë kësaj partie mungesën e koherencës që ka vet, në raport me forcat ekstremiste të politikës greke në Tiranë.

Së pari, për gjithë këta patriotët që karikohen me bateri, tabelat dygjuhëshe në zonat e pakicës janë detyrim dhe jo poshtërim i shtetit shqiptar. Një shtet që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, nuk mund t’i mohojë një pakice të ketë tabela rrugore në gjuhën e vet, ndërkohë që është detyrim që në zonat kufitare dhe aty ku nuk ka pakica, të ketë tabela edhe në gjuhën angleze për të huajt që vizitojnë Shqipërinë.

Ndaj ky debat nuk ja vlen të bëhet, nëse nuk do të më tërhiqte vëmendjen hipokrizia e Shpëtim Idrizit.

Si përfaqësues politik i një komuniteti që ka vuajtur nga një genocid me bazë etnike në Greqi, dhe është zbuar andej me dhunë, Shpëtim Idrizi së pari nuk duhet të predikojë urrejtje etnike, pasi ai nuk është në krye të një partie politike për të nxitur urrejtje ndaj grekëve të Shqipërisë, por për të kërkuar të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Greqisë, në këtë rast të komunitetit çam.

Nuk mund të pretendosh të rehabilitosh një komunitet të masakruar nga dhuna etnike, duke nxitur dhunën etnike, pasi kështu thjesht je duke imituar Napolon Zervën në versionin shqiptar.

Por kjo është gjysma e së keqes. Hipokizia bëhet e plotë kur po ky patriot me bateri, ka disa javë që rri si langaraq tek dera e Lulzim Bashës, me shpresë mos e fusë dhe atë në “qeverinë hije” tranzitore, nëse e lejon Vangjel Dule. Dhe Basha as e zbon, e as e mban, por thjesht e lë tek dera, që të mos i shqetësohet Vangjel Dule.

Në fakt çifti Idrizi -Dule, janë çifti më regresiv në politikën shqiptare, pasi janë dy politikanë që në thelb punojnë kundër interesave të komuniteteve që përfaqësojnë.

Vangjel Dule përfaqëson politikisht pakicën greke, por del deputet me votat e shqiptarëve çamë në Vlorë, pasi grekët nuk e votojnë . Dhe arsyeja është se ai përfaqëson më shumë “Agimin e Artë”, se interesat e politikës greke apo pakicës greke në Shqipëri.

Ai më shumë përpiqet të mbjellë urrejtje për çamët, se sa të merret me të drejtat e grekëve në Shqipëri.

Në të njëjtin kurth ka rënë dhe Shpëtim Idrizi. Dhe ky më shumë merret me luftën kundër pakicës greke në Shqipëri, se sa me te drejtat e mohura të çamëve në Greqi. Dhe për ironi të fatit, të dy rrijnë në një tryezë me Lulzim Bashën, por Dule në krye të vendit, kurse Idrizi vetëm kur Lulzimit i jep leja Dule, ta pranojë.

Ndaj para se të akuzojë qeverinë shqiptare për kolaboracionizëm me qeverinë greke, në këtë rast për një të drejtë elementare të pakicës greke në Shqipëri, është më mirë të sqarojë çamët, se çfarë e detyron të poshtërojë partinë e tyre, duke qëndruar tek dera e SHQUP-it, mos ja hap Vangjel Dule.

Ky është më keq se kolaboracionizëm. Është poshtërim, në përpjekje për t’iu lutur “Agimit të Artë” të Greqisë me degë në Tiranë, të të pranojë në tryezë për aleat./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/05/2019 16:47

    Teper korrekt,nje langaraq qe rri tek dera e SHQUP,ky palo Idrizi nje funderrine xhvates qe shkaterroi cdo gje te cameve me politiken e tij pa vizion e te mbrapshte.

    Përgjigju
  • Nik: 05/05/2019 18:51

    Z. Idrizi ka gabimet e veta por nuk mund te vihet ne ballance me Dulen e agimit te arte! Kjo eshte marrezi z. Baze!

    Përgjigju
  • Meruci: 05/05/2019 11:42

    Relax Meruc !!! Je bèrè mè "GREK" sesa Aleksandri dhe Akili ???!!!! Wow wow wow Meruci nga Tepelena éshté bérè mé "DULE" sesa DULJA Koké TULJA !!!!!!!!!!! Kush të paguan O Meruc i TEMËS !?????!!! Apo ASFALIA GREKE !??? Prandaj shkuan PIKJATÈ ata si SHTET , se paguaj mercenarë këtej e gjithandej , dhe vet ngelën si SKLLEVÈR Modern !!!!! Sa €URO nè Muaj Paguhesh O Meruc nga ASFALIA GREKE?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot