Greqishtja gjuhë e parë në Finiq/Nacionalistët shkatërrojnë tabelat, Bashkia i vendos sërish

Emërtimi i tabelave në Bashkinë e Finiqit është kthyer në një çështje dite në qytetin e Vlorës.

Ajo që bie në sy është se gjuha shqipe në këto tabela, është përdorur si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare ajo greke. Kjo ka sjellë reagime të shumta në këtë zonë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, një lëvizje e cila ka synim ribashkimin e trojeve shqiptare në një shtet kombëtar shqiptar, ka ndërrmarë një aksion duke i  shkatërruar këto tabela. Megjithatë, vetëm pak kohë më vonë, këto tabela janë rivendosur nga Bashkia.

Në ligjin "Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore".

Që do të thotë, vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim të hapur me këtë pikë, pasi ligji përcakton që gjuhë e parë duhet të jetë shqipja dhe gjuhë e dytë është ajo e pakicës kombëtare, në këtë rast greke.


Ligji që përcakton emërtimet e rrugëve, apo të treguesve të tjerë topografikë në zonat ku jetojnë grupe minoritare

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mico: 05/05/2019 12:25

    rrespekte per zotin Leonidha

    Përgjigju
  • mico: 05/05/2019 12:23

    zoti leonidha kristo ka bere gjene me te mire

    Përgjigju
  • Fredi: 04/05/2019 23:17

    Rrespekti per pakicat nuk ka të beje me tabelat. Në rrugët nacionale nuk duhet te kete gjuhe greke neper tabela, eshte komike. Nqse fshatarët minoritare duan tabela në greqisht, atehere ti vendosin brenda perimetrit të fshatit të tyre dmth nga shtepia e tyre tek furra e bukes në mes te fshatit, dhe jo të kerkojnë të vene tabela në gjuhën greke neper rruget kombetare ashtu siç qendrojnë nga Gjirokastra e tutje në jug. Ç eshte kjo pune keshtu ? Pse greku nuk shkruan tabelat e tij në gjuhën turke aty ku ka minoritet në Komotini por kerkon tabela greke në territorin shqiptar?

    Përgjigju
  • Papi: 04/05/2019 20:35

    Kush eshte pergjegjsi per vendosjen e senjalistikes rrugore ne rang kombtar komuna apo ministria e trasportit dhe urbanistikes? Pra kur thua komuna i rivendos tregon qe krimi eshte perseritur ose shteti nuk e kontrollon ate pjese te territorit

    Përgjigju
  • Jani: 04/05/2019 18:09

    Pse i quani nacionalist. Jane shqiptare qe kane kerkuar te zbatohet ligji Dhe gazetaret te vene ti kerkoj e llogari kush i ka shkurajtur tabelat ne kundershtim me ligjin. Dhe jo te kapen kush i prishi. Kapuni me thelbin Mjaft tolerime greqise. Reciprocitet maksimal.kaq. Eshte dinjitet dhe jo servilizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë