Damian Gjiknuri takim me banorët e Orikumit: Zgjidhje investimit për rrjetin elektrik, vazhdojmë regjistrimin e pronave

Orikumi ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidatët për deputet Anduel Tahiraj e Laura Ferati, Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët me të cilët diskutoi për votimet e 25 Prillit.

Duke ju referuar dy mandateve të para qeverisëse Gjiknuri pohoi se janë fakte të pamohueshme të gjitha investimet që e kanë transformuar Vlorën duke e bërë një pol të rëndësishëm investimesh në vend. Pas shumë zvarritjeve të projektit me koperacionin Italian, Gjiknuri tha se investimi për rrjetin elektrik të shpërndarjes në Orikum do të realizohet qoftë edhe me financimin e Buxhetit të Shtetit.

Gjiknuri insistoi se çështja e pronave është në fokusin e Partisë Socialiste dhe procesi i paisjes së qytetarëve me çertifikata pronësie po vazhdon me ritëm të lartë. “Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u lëshuan vetëm 2700 legalizime ndërsa në qeverisjen tonë në këto vite janë jo pak por mbi 15 mijë legalizime. Ne gjithashtu po i japim zgjidhje çështjes së regjistrimit fillestar të pronave ndërsa Partia Demokratike premton të rrëzojë ligjin 20/20 duke shkaktuar sërish kaos e abuzime me pronat tuaja”, nënvizoi Gjiknuri.

Këto zgjedhje, sipas Gjiknurit, janë shumë të rëndësishme për të vijuar transformimin e Vlorës. “Ne vijmë në këtë mandat të tretë me shumë punë të realizuara për Vlorën. Janë punë konkrete, të pamohueshme të cilat e kanë transformuar rrënjësisht Vlorën. Në këto 8 vite qeverisëse Vlora ka bërë për Vlorën atë që nuk ishte bërë kurrë më parë. Pa vëmendjen e Kryeministrit Rama Vlora nuk do të ishte në qendër të investimeve. Procesi i investimeve nuk mund të ndalet në mes vetëm sepse duan forcat e tjera politike. Këtë fakt e kanë kuptuar shumë mirë edhe vet vlonjatët të cilët e dinë se po erdhi Partia Demokratike në pushtet këto investime do të ndërpriten. Marrja e mandatit të 9-të në Qarkun e Vlorës do të tregojë mirënjohjen që vlonjatët kanë për Kryeministrin Rama. Partitë e tjera e kanë vërtetuar që nuk ofrojnë asnjë alternativë për Vlorën. Vota për Partinë Socialiste është votë për të gjithë ekipin e Partisë Socialiste, është votë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit”, u shpreh Gjiknuri.

Deputeti Edmond Leka theksoi se “katër vite më pare, ne e kërkuam votën pasi Partia Socialiste ka vërtetuar se është e vetmja forcë politike që mund të çojë përpara punët e nisura. Jemi sot pas katër vitesh për të kërkuar votën për të bërë realitet të gjitha projektet e parashikuara për Orikumin i cili në këtë mandate të tretë qeverisës do të ketë shumë investime”.

Kandidati për deputet Anduel Tahiraj pohoi se “në këtë mandate të tretë qeverisës kryeministri Rama do ta sjellë erën e ndryshimit edhe në Orikum.Bashkë me drejtuesin politik, Damianin, i cili ka punuar shumë për Vlorën, ju kërkoj mbështetje për Edi Ramën sepse ky i tretë përpara se të jetë për Partinë Socialiste, do të jetë mandat për Vlorën dhe Orikumin”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër