Danish Jukniu, një model i gjallë
i ëndrrës për liri

Danish Jukniu, një model i gjallë<br />i ëndrrës për liri
TIRANE - Nuk e di se për çfarë arsyeje, por sa herë kthej kokën në ato vite, figura e parë që më qaset dhe ndjej një dhembshuri pa kushte është ajo e Danish Jukniut. Një nga personazhet e vendosur gabimisht në kohë, që për nga zhurma dhe eleganca e sjelljes më kish zënë të gjitha daljet për të dashur një fi gurë arti më shumë se Ai. Si fi gurë krejt e zakontë se si e ndërtoi mbijetesën e vet në një mikroklimë që e ushqente rishtazi me miq të rrallë e interesantë. I anashvendosur nga sistemi (u zbua nga Tirana për arsye të së shoqes polake) dhe në rastin e fundit të shpërnguljes së tij mbas plenumit të famshëm dhe grupit armiqësor të shfaqur asokohe të Todi Lubonjës e Fadil Paçramit…

Më shumë se për ta rrëfyer si një keqtrajtim të sistemit, është e vlefshme të afroj sesi dhe në atë lloj sistemi kish formime të tilla intelektualësh që krijuan mbijetesën e disafishtë të tyre dhe andrallat që e përshkojnë këtë kalvar mundues. Artistë të tillë, duke bërë një kompromis në përmbajtje, ata do gjenin rrugën dhe vokacionin e tyre për të bërë prezent një shkak arti të qëndrueshëm dhe në dizonancë me kohën që jetuan. Me pavarësisht këtij kompromisi për të kamufl uar, ata mundën që në gjuhë të ndryshme të sillnin dhe edukonin në mjedis shije dhe problematika që lanë gjurmë që duhen nxjerrë nga myku i harresës në rishikim të ri. Anashkaluar dhe një takimi krejt subjektiv të shkruesit të këtyre radhëve, Danish Jukniu nuk do mund të qe një alibi për kohën sot, por në kuptimin formues një model i gjallë i ëndrrës së tij për të lënë një shenjë të pakuptueshme nga koha. Një model i gjallë njerëzor dhe etik se si do mund të qe një profi l me vlerë në kohën e një regjimi të kushtëzuar përdrejt lirisë së shprehjes dhe mbylljes totale të tij! Nuk mund të jetë një alibi kauza Jukni, pasi në fondin e Galerisë së Arteve ka lënë vepra brilante në gjuhë që do mund ta rrëzonin këtë alibi të hamendësuar.

Portreti i “Kel Marubit”, “Gjon Buzuku Meshari”, “Barinjtë”, dhe veçmas në kantier “Diga e Drinit” Vau i Dejës, janë shenja që dhe sot mund të ndash bindjen se kemi të bëjmë me një parafenomen. I bindur se para nesh ka kaluar një ndjeshmëri e formës më të lartë, shpesh për çudi shumë e matur e racionale në logjikën e ndërtimit të nëndheshëm të veprës, dhe duke na dhënë në vlerë një kolorit të kalibruar e pa efekte e artifi ce, sjell me besnikëri e pjekuri atmosferën e kohës që jetoi.

Jukniu
(Në foto piktura për Marubët e Danish Jukniut)

Me mjeshtri të lartë të perceptimit të asaj se çfarë donte të kuadronte përmes një fi ltri të kulluar të logjikës së pikturave të tij që i shpjegonte në gjuhën e plastikës në plane të mëdha e rafi nim në detajet deri fundor të krijimit. Portreti i Kel Marubit është një vepër që dhe sot të ekspozohet kudo, pa ngurrim, në një kontekst të kohës ruan një distancë me vjetërimin e konceptit dhe kohës kur u jetëshkrua, kur dhe veçon për një ekuilibër të ndjerë kulturor dhe largpamës, duke e zhvendosur të gjithë vëmendjen e një pikture të analizës dhe jo më në një garë masive koloristike që më së shumti qe qendër e një estetike të kohës. Një qartësi e palëkundur për t’i dhënë jetëgjatësi veprës së tij si pararendësi i parë në atë kohë, i zhvendosjes së subjektit në një besueshmëri të përputhur e marrë nga stampa historike mbështetur në artefaktin! Apo Gjon Buzuku, i trajtuar në një dritë të ekzaltuar të idesë me një arketip fondal të plastikës ngjyrore. Apo një nga punët e tij më emblematiket ku zhvendosja nga përmbajtja poetike operon përmes formave të mëdha konstruktive. Pavarësisht se i mëshohet sublimimit të aktit të punës, ne arrijmë që atë epokë ta lexojmë kuptimplotë në këtë vepër.

Veçanti për të marrë në analyze e kontrolluar në analyze sugjestionuese format e përafërta mes shkëmbores ku operohet dhe personazheve me forma sugjestive të minatorëve tek vepra “Diga e Drinit”. Dhe nëse është tipike e normës të kanonit socrealist, nuk të lë të kalosh lehtë pa një udhëtim sugjestiv të analizës së ftohtë e të mbyllur deri në fund. Danishin mund ta përkufi zoje: Një mikroborgjez në kurthin e një sistemi të mbyllur e të ashpër që në misionin e pushtetit të kohës ha bijtë e tij! Njeriu me skrupuj që intonohej në një gamë masive me njerëzit e dijes me disa veçanti të një jete në një klimë të ndërtuar pranë tij në ndihmë të mbijetesës dhe parakalimit elegant, me misionin që kish marrë përsipër. Një personazh në hije ku aktorë të shumtë kishin të gjithë vëmendjen korrektuese duke iu referuar gjithnjë opinionit të tij. (Ka fragmente të jetuara të autorit të këtyre radhëve që e dëshmon këtë.) Sot Liria të afron të zgjedhësh dhe të hidhesh zgupthi për të montuar dhe çmontuar profile njerëzish artistë ose jo me ndihmën e instrumenteve në lojë Para-Pushtet. Por në rreshtimin tim në memorien kolektive do mund të jenë të lakmueshme histori të ndërtuara e kryera në misionin e lartë të artit, si ajo e Danish Jukniut.

E kursyer, e heshtur, e vetëkryer në misionin e vet. Danish Jukni nuk është i vetëm në kalvarin e epokës që sapo kaluam Jo! Se do ish e pamundur, por ish i rrallë në formën e tij, në formimin që pësoi dhe në fatin e tij të papërsëritshëm për t’u ndërtuar në dritëhijet e kohës. Të tjerë personazhe të dizonancës bënë parakalimin e tyre për t’u identifi kuar dhe ata janë disa që me kohën do mund të ridëshmojmë përmes debatit publik, profi lin e tyre në epokën e gabuar që ata përshkuan, por ata do jenë një cikël i ri refleksioni mbi kohën, si një balancë që nuk e shmangim dot që të vdekur a të gjallë do përballemi. Me siguri që me këtë shkrim mund të mos bien dakord shumë lexues, për shumë arsye. Ishte një kohë ku spikasnin personazhe nga më të ndryshëm, të marrë e të deliruar, autorë dhe aktorë të së ashtuquajturës jetë publike.

Dhe unë njoh shumë nga ata, ua bëj me shenjë. Po! Për ata e kam fjalën, për të marrë, të krisur, të dalë nga kori i përgjithshëm e të pavënë në rresht, të çmendur të jorregullit, njerëz të ndjeshëm, dashnorë të fjalës dhe të mjeshtërisë për të gjithë ata që nuk do mund të fl isja në këtë shkrim. Danish Jukni qe një parakalim elegant me kohën dhe një personazh super i ndjeshëm dhe me skrupuj të shumtë, një qytetar dinjitoz për shqiptarët që nuk dëgjohet dhe vihet në asnjë agjendë të kulturës dhe shtetit duke heshtur në mënyrën e tij se i vjen turp! HEJ:- Danish!


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë