Dash Sula: Unë besoj te drejtësia, grupi i PD s'ngatërrohet me problemet e Berishës! Po u ngritën komisionet, ndalim kaosin në Kuvend

Tymi dhe kaos, ishte sërish seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e Berishës fillimisht bllokuan foltoren, përreth së cilës përmbysën karriget e deputetëve socialistë, duke realizuar me sukses skenarin e parapërgatitur.

Por deputeti Dash Sula i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se kjo lëvizje e Rithemelimit nuk është për të mbrojtur Berishën ndaj të cilit është caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për aferën e ish-kompleksit Partizani.

“Mos e ngatërroni problemin e zotit Berisha, është problem i tiji. Ne s’kemi betejë me drejtësinë, unë nuk dua fare ta përmend. Viti 2023-2034 do jetë beteja kur drejtësia do hyjë në lojë për të pastruar politikën. Unë besoj te drejtësia dhe beteja bëhet me drejtësinë. Edhe si politikan sot por edhe si ish prokuror. Që ta bëjmë pis lëvizjen tonë të pastër mund të gjeni çfarëdolloj argumentash. Berisha tha nuk dua kurrsesi të ngatërroj grupin parlamentar me çështjen Partizani. Jemi konkret me kërkesat tona”, tha Sula në Report TV.

Beteja e Rithemelimit sipas Sulës nuk është me drejtësinë, por kërkojnë që të zbatohet rregullorja për ngritjen e komisioneve hetimore që ata kërkojnë.

“Pse nuk ngrihen komisionet hetimore, për një arsye të thjeshtë. Kemi kërkuar komision për AZHBR. E dyta për investitorët strategjikë se kush ka përfituar. Së treti për konfliktin e interesit. Së kartërti për charterat e Ramës. Nëse nuk është e vërtetë dalim ne shpifëse. Ne s’kërkojmë asgjë më tepër çfarë na jep rregullorja dhe Gjykata Kushtetuese. Meqë qenka problem zoti Berisha, po more ka deklaruar zoti Berisha sot me ne në çastin që plotësohen kërkesat menjëherë rikthehet parlamenti. Ne nuk kemi hallin e zotit Berisha, zero e kemi”, shtoi ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Telebelaja: 04/12/2023 19:48

    Si skeni turp o maskarenj mallkuar qofshi brez pas brezi o faqezinj u djegshi te gjalle ne shtepit tuaja se ne populli sua kemi borxh te talleni me taksat tona.Mallkuar qofshi o te mallkuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës