Dash Sula në Report Tv: Alibeaj thikë pas shpine demokratëve, s’duhej të dilnim me kandidatë për kryetarë bashkie

TIRANË- Ndonëse Partia Demokratike tashmë ka nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore, deputeti demokrat Dash Sula vijon të thotë se ishte një gabim dhe se nuk duhej të kishin dalë e kandidatë. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Dash Sula thotë se vendimi që Alibeaj mori për të nxjerrë kandidatë ishte një thikë pas shpine për demokratët, pasi 95% e grupit parlamentar ishin kundër dhe donin të garonin vetëm për këshillat bashkiakë.

“Unë kam qenë i qartë që në fillim, kishim mendimin që në këtë moment do duhet që në PD të mos ketë konflikt dhe përçarje, në çdo moment kemi bërë thirrje. Argumenti i vetëm i Alibeajt ishte që s’do bëjmë zgjedhje për kryetarin e PD. Kemi diskutuar që tani është momenti që do bëjmë një gjë tonën nga fillimi deri në fund, do ishte një legjitimitet i plotë dhe do kishte një riorganizmin të funksionimit total të pd, që erdhi tani më 3 mars që u dha vendimi. Do kishim strukturat, seksionet, grupseksionet edhe deri tek kryetari i PD.

Në një kohë që kam ngel i zhgënjyer në momentin që dolën kandidatë për 14 majin. Do ishte një gjë më e ndershme, për mua është thikë pas shpine për demokratët në përgjithësi. Përderisa 95% e grupi paralajmëtar kemi qenë për kandidat të përbashkët, për këshilltarët të ishim për siglën e PD. Kush nuk ishte dakord? Alibeaj dhe nja dy tre të tjerë”, tha Dash Sula.

Me vetëm 14 kandidatë për kryetarë bashkie, Dash Sula thotë se je i humbur në këto zgjedhje dhe se nuk ka asnjë shpresë për fitore pavarësisht deklaratave të Alibeajt.

“Me dy kandidatë je i humbur, është i çmendur ai që thotë do fitojmë. Do ishte shumë e drejtë dhe me respekt për demokratët të ishim të unifikuar sa i përket kandidatëve deri më 14 maj. Më pas të shihnin se ca do bënim pas 14 majit”, tha Dash Sula.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/04/2023 03:30

    /BURETO/,100 % dakord me ju.

    Përgjigju
  • Tani: 20/04/2023 16:23

    Kandidatet Alibeu i nxori vetem per te vjedhur leket e fushates gati 1 mil euro.Kjo qeveri e ktheu vendin 30 vjet pas..Nuk po i hyj hollesirave..

    Përgjigju
  • Bureto: 20/04/2023 15:01

    Në të gjitha variantet mo kokërrjepur, PD e bashkuar apo jo, vetëm për kryebashkiakë e humbur do ishte. Për mua, ishte gabim që PD nuk vuri kandidatë në të 61 bashkitë. Meqenëse në çdo variant PD në këto zgjedhje është e humbur, taktikusht, pra politikisht nuk do duhej t'i lihej kurrësesi terren i lirë dyshes Berisha-Metaj. Ishit ju që i futët thikën pas shpine demokratëve, duke u lënë edhe për ca kohë peshqesh nongratën.Them dhe ca kohë, se pas 14 majit për ata të dy gangrenët e Shqipërisë, do jetë zhvillime të reja.Ju kastravecët që e kuptoni politikën sa e kupton rika e Peqinit, përgatisni për çka do ndodhë, justifikimin e rradhës.

    Përgjigju
    • Lali ERI: 20/04/2023 16:57

      Kot shajne elbasanijte se me b.q qenka peqinasit si puna eketij debilit.Ju te gjithe meritoni te shkoni ne p.s.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)