Fotoja e një vogëlushi në Bulqizë, që shfaqet me një kovë plot gurë mbi shpinë, ka prekur jo pak zemrat e shqiptarëve. Pas reagimit të fortë të sekretares së PD, Valbona Mezini, ka ardhur një tjetër reagim prekës.
Rasti i trishtë ka prekur dhe këngëtarin Dashnor Diko, i cili shkruan në ‘facebook’ se fotoja e këtij vogëlushi duhet të vendoset të paktën pesë minuta brenda Parlamentit. Sipas tij, ky moment duhet parë nga të gjithë zotërinjtë e Kuvendit se sa e vështirë është jeta e tyre, ku në vend të librit e detyron jeta të mbajë kovë me krom.
/Shqiptarja.com

“Vetëm 5 minuta kjo foto të vendoseshe në një monitor brenda në parlament ta shikonin të gjithë zotërinjtë sesa e vështirë është jeta e këtyre fëmijëve, në vend të librit e detyron jeta të mbajë kovën me krom..mjerim”, shkruan i prekur këngëtari Diko.
(Postimi i Dashnor Dikos)
d.c./shqiptarja.com