Dashuria e ndaluar/ E reja nga Durrësi dashurohet me djalin me ngjyrë! Çifti rrëfehet në Pa Gjurmë: Familja nuk na do! Përplasje e ashpër në studion e ‘Pa Gjurmë’

Një shok i përbashkët u bë sebep i një prezantimi mes çiftit. 3 muaj më parë nisi gjithçka kur Joana Braho 30-vjeç nga Durrësi njihet me Bilbil Xhafën 50-vjeç nga Kukësi.

Përpara tre muajve jemi njohur. E kam të vështirë të rrëfej këtë histori. Joana punonte si taksiste dhe u dashurova që rrugën e parë që udhëtova me të. Nuk më pranoi në fillim, por unë bëra gjithçka që ta fitoja dashurinë e saj. Dhe ja ku jemi, të dy bashkë”, deklaroi Bilbili në studio.

Ajo që pengoi nisjen e kësaj marrëdhënie ishte familja e Joanës, vetëm e vetëm se Bilbili i përkiste një komuniteti tjetër. Ata edhe sot nuk e pranojnë këtë lidhje të vajzës, e cila në kundërshtim me ta filloi bashkëjetesën. 

Unë e dua dhe vendosa të largohesha nga familja ime. Ne bashkëjetojmë të dy, familja ime ende nuk e di. Të gjithë më paragjykojnë, pse unë dashuroj një njëri me ngjyrë dhe ai është 20 vite më i madh në moshë se mua. Por unë e dua dhe ndihem mire”, u shpreh Joana.

Por kjo nuk është e vetmja pengesë për çiftin, pasi një vit më parë, Bilbili i kishte dhënë fund një martese. 


Ish-bashkëjetuesja e Bilbilit, Mimoza Shkoza, është bërë shkak i konflikteve të vazhdueshme mes tyre, ku shpesh ata të tre kanë përfunduar në polici.

Me ish-gruan jam ndarë keq. Unë nuk e doja më. Ajo dyshon se Joana është shkaku i ndarjes tonë. Por, jo. Unë Joanën e kam njohur shumë kohë pas ndarjes. Ajo xhelozon dhe përndjek Joanën. Madje e ka dhunuar disa herë”, rrëfehet 50-vjeçari.

Joana tregoi vuajtjet dhe pengesën e madhe që ka me familjen e saj, duke i kërkuar njokëhësisht edhe Mimozës të mos ndërhyjë më në jetën e tyre. Gjatë transmetimit, Mimoza Shkoza njoftoi se ishte shumë afër Report Tv dhe kërkoi përballjen live në studio. Një përballje që degjeneroi në fyerje dhe ofendime.

 

Emisioni i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Përplasje e ashpër në studion e ‘Pa Gjurmë’/ Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua!

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga Kukësi, i cili i përket komunitetit egjiptian. Dashuria e tyre pengohet nga familja e Joanës e cila nuk është dakord me këtë lidhje, por edhe nga ish-bashkëjetuesja e Bilbilit, Mimoza Shkoza, me të cilën ai ka qëndruar 12 vite. Kjo e fundit teksa ndiqte emisionin direkt mbërriti menjëherë në studio. Stafi i “Pa Gjurmë” e telefonoi për një përballje me çiftin, por ajo na komunikoi se ishte shumë pranë “Report tv” dhe donte të ishte e pranishme përballë Bilbilit dhe Joanës. Pavarësisht thirrjes së moderatores Odeta Dume, për të mos pasur ofendime në studio, Bilbili dhe Mimoza nuk u përmbajtën dhe hodhën akuza e sharje ndaj njëri-tjetrit.  


Mimoza: Ato që dëgjova janë të gjitha gënjeshtra. Një njeri që merret me punë nuk merret me fjalë. 
Bilbili: Kjo gënjen se të vërtetat i di vetëm unë.
Mimoza: Unë s’kam punë me Joanën, se ajo është femër si mua. Është e papunë.
Bilbili: Kjo nga 365 ditë, 360 është në polici. 
Mimoza: Ti nuk solle asnjë lekë në shtëpi.
Bilbili: 80 milionë lekë i hëngre ti në 12 vite. 
Mimoza: S’kam punë me të, s’e njoh fare. Ik vazhdo me jetën tënde, unë nuk të dua më
Bilbili: Atëherë pse më ndjek nga mbrapa ? 
Mimoza: Unë nuk të ndjek s’kam punë me ju. As me këtë femër. 
Bilbili: S’ta mban ty moj. Unë këtë do e mbaj fort se këtë kam. Hajde se të pres jashtë dhe sqarohemi…. Çuni i kësaj merr në telefon dhe më thotë mua gocën tënde e kam pasur të dashur. 
Mimoza: Unë nuk e dua më këtë, se një bukë nuk ma sillte në shtëpi. 


E dashura aktuale e Bilbilit, Joana pretendon se Mimoza e përndjek dhe se e ka dhunuar, madje shpeshherë ka përfunduar në polici. Ajo i bën apel ish-bashkëjetueses së burrit, që të mos ndërhyjë më në jetën e tyre. 


Mimoza: Nuk i shqetësoj aspak. 
Joana: Djali i saj më ka ardhur me duar në fyt dhe më ka kërcënuar duke më thënë se do të më vriste. Unë këtu nuk kam ardhur për të sharë njeri. Mimoza të flasi për veten e saj. 
Mimoza-Bilbilit: Ti merresh me femra. Kjo (Joana) më del me makinë më ndjek. 
Bilbili: Mimoza më ka vjedhur pasaportën dhe s’e kam denoncuar. 
Mimoza: Gënjen!
Joana-Mimozës: Te lokali dhe te puna pse më përndjek?! 
Mimoza: Gënjen. Unë nuk kam më punë me këta. 
Joana: Ti Bilbil duhet të tregohesh më i qetë. Unë kam ardhur këtu që t’i them Mimozës, që të mos i shqetësojë më familjarët e mi. Dua ndihmë që ajo të na lërë rehat. Unë kur e shaj një person nuk e marr më partner. Kjo ka të dashur vëllain tënd. 
Bilbili: Ajo s’ka të drejtë me vëllain tim kur e kam lënë unë. Ja ky është vëllai im. I kam kapur bashkë kam edhe fotot.

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën