Portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha. Albani ka publikuar një foto në Instagram pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’.
Bashkëshortja e Albanit është ndarë nga jetë duke lënë pas një fëmijë, ndërsa mamaja e Fernandos është ndarë nga Chris, prandaj ne mendojmë se është kombinimi ideal! Vetë Albani nuk e ka komentuar marrëdhënien e tij me Çiljetën, ndërsa kjo e fundit, në emisionin “Top Show”, u shpreh se ‘mes tyre nuk ka asgjë më tepër se miqësi’.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)