Dashuria ka pesë faza, por
shumica ngecin tek e treta
Ndonjëherë ndarja e një çifti ka vetëm një arsyë. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Është një frazë e cila përdoret shpesh kur dashuri të cilat mendoheshin si të vërteta shndërrohen në asgjë. Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.
Ndonjëherë ndarja e një çifti ka vetëm një arsyë. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Është një frazë e cila përdoret shpesh kur dashuri të cilat mendoheshin si të vërteta shndërrohen në asgjë. Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.
1. Të biesh në dashuri
Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. Është koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti besoj se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment.
2. Të bëhesh çift
Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar. Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty – se lidhja jote është vendosur nga fati.
3. Zhgënjimi
Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme, shkruan Shqip. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme.
4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme
Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.
5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën
Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
39.8%
-
Nuk e di
1.2%
Vota total: 3122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ku i gjeni lekët’, Lapaj kapet me deputetin e PD: 500 euro çdo ditë për ekranin led poshtë ballkonit të Berishës? Po makinat e tipit të fundit
30 Shtator, 22:52
-
Spahiu: Në Shqipëri 3 politikanë janë të paprekshëm, të tjerët plus Salianji janë të prekshëm
30 Shtator, 22:39
-
‘Nuk marrim pjesë’, Lapaj ironizon protestën e PD: U zunë me partnerin! Kur janë mirë bëjnë sikur s’të njohin, bëjnë marrëveshjet me Ramën
30 Shtator, 22:30
-
Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Salianji do ishte kundërshtar i tij
30 Shtator, 22:23
-
Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët
30 Shtator, 22:19
-
Kaosi në Kuvend, Klosi: Luftuan për t’i treguar atij në ballkon se kush do jetë deputet! Nallbati: T’u dhimbsën karriget ty, mos trego përralla këtu
30 Shtator, 22:09
-
Ylli Pata: Cili është objektivi i 7 tetorit të Berishës?
30 Shtator, 21:55
-
Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?
30 Shtator, 21:42
-
Trupat ushtarake izraelite fillojnë pushtimin e Libanit/ IDF zbarkon në kufirin jugor me tanke dhe artileri
30 Shtator, 21:40
-
Dënimi i Salianjit, Nallbati te '5 pyetjet': Hakmarrje politike! Lapaj: Drejtësia standard të dyfishtë
30 Shtator, 21:33
-
I akuzuari për tentim vrasjeje të Trumpit deklarohet i pafajshëm
30 Shtator, 21:32
-
Deputetët e opozitës dogjën karriget në Kuvend, Taulant Balla: E porositur nga Berisha! Të vendosur për të ecur përpara
30 Shtator, 21:30