Dasmat s'kanë të ndalur në vendin tonë! Gjobitet me 1 mln lekë lokali në Fushë-Milot

Dasmat s'kanë të ndalur në vendin tonë! Gjobitet me 1 mln lekë lokali në Fushë-Milot

Foto ilustruese

KURBIN- Pavarësisht ndëshkimeve që ka pasur ditën e fundit, dasmat nuk janë ndalur në vendin tonë! Ditën e sotme është gjobitur një tjetër lokal në të cilin po zhvillohej një dasmë në në Fushë Milot.

Gjoba është 1 mln lekë, për arsye se është hera e parë që po kryen këtë shkelje, në rast përsëritje ajo shumëfishohet deri në mbyllje të aktivitetit.

"Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali  në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xyy: 04/08/2020 21:52

    Martohuni kerceni hani pini dhe gezohuni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja