POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Daullet e Berishës dhe filxhani i Monikës'/ Rama batuta gjatë takimit në Maliq: Kryetari më nxiu jetën (VIDEO)

Gjatë qëndrimit në qarkun e Korçës këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama inauguroi edhe nisjen e punimeve për një aks me rëndësi në bashkinë e Maliqit, që lidh Libonikun me Drithasin. Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu u shpreh se rruga, ishte një premtim i dhënë që tani u mbajt. Ndërsa kreu i qeverisë, theksoi se rruga do t'i japë një tjetër hov zonës.

"Jo gjithmonë i kemi mundësitë aq sa duam, por hap pas hapi do ti bëjmë gjërat. Për këtë rrugë Gëzimi më ka nxirë jetën. Ti premtimin e dhe për ta mbajtur brenda mandatit dhe e mbajte. Më vjen mirë që u bëmë mbarë, edhe Niko (Niko Peleshi) ka qenë shumë kërkues, që të investohet në Maliq, pasi ka disa potenciale për turizmin dhe agroturzmin. Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, por rruga ishte një tmerr i madh, por tani besoj që është goxha e  bukur dhe turistike" tha ai.


Edhe në këtë takim, ashtu sikur ndodh cdo herë nuk munguan batutat nga Rama. Fillimisht ai 'thumboi' Berishën për cilësinë e rrugëve. "Se u bë në qershor se u bë në gusht, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, rëndësi të bëhet mirë. Ne nuk jemi si ai që i bënte me daulle dhe pastaj linte pas shkopin e daulles, që ti bije vetes". E ndërsa një qytetare e përgëzoi për investimin, Rama me batutë u përgjigj këtë herë duke shigjetuar kryetaren e LSI-së 'Nga jashtmi u dukem por filxhani i Monikës nuk thotë ashtu'.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • CaBone: 11/02/2019 05:01

    Ore sa do i keq mund te thon njerzit se eshte Edi Rama ku nuk ka te krahasuar me asnje me perpara qe k drejtuar Shqiprin. Vetem fakti qe ate familja e ka lumturuar me shtepi te re ja vlen per gjithcka. E pash vidjon dhe me plasen lote gezimi per ato fmi qe ishin me ftyra te lumtura, dhe sa e sa raste te tilla ka bere ne mbare shqiprin. Ec aty Bosi dhe jepi drejtim leri goret te bejn gam gam nga mbrapa. Biles biles te sygjeroj me mish e me shpirt edhe pak me shum diktatur qe ta besh vendin zap. Ne shqiptaret kemi dhe ate shorehjen e bukur qe kush te rreh te don me shume. Dhe nje her hallal ta boft zoti qe i ndryshove jeten asaj familje te varfer e te harruar ne mjerim. Rroft Shqipria e Shqiptarve per Shqiptaret. Dhe pabuksat e hajdutet u largofshin sa me shum nga ai vend. Respkte pa fund Z. Kryeminister

    Përgjigju
  • Good Luck: 10/02/2019 15:20

    ..Ec perpara,Ed Rama,Zoti te Ruajte"..,je nr.1..,ke hyre ne Histori!

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 10/02/2019 11:42

    Sa banore kane dale te presin Ramen pa asnje njoftim apo thirrje ne rrjetet sociale nga PS apo Bashkia Maliq nuk i kane dale Bashes ne Shkoder, Kukes dhe Kamez te mbledhur se bashku edhe pse kane dite qe lajmerojne protesta ne keto qytete. Kjo eshte e verteta qe opozita nuk pranon te perballet, por do therrase ne 16 shkurt 3000 te çmendur dhe do bejne rremuje para kryeministrise.

    Përgjigju
    • Bio: 11/02/2019 00:12

      Po ca lesh rrëmuje do bojn Amon, nuk i ke pa mbledhjet e PD tgjith xhaxha nga 60+ që pale ca i premton ai loqja

    • Vlorë: 10/02/2019 18:47

      V.K se njësoj janë((PS. DHE PD) lajmërojnë në takime gjithë administratën mos jua ki merakun..