Debat mes aktorëve, Erion Isai: Jam për teatër të ri. Gentian Zenelaj: Mos u bëj marionetë

Debat mes aktorëve, Erion Isai: Jam për teatër të ri. Gentian Zenelaj: Mos u bëj marionetë

Gentian Zenelaj dhe Erion Isai

Debati për Teatrin Kombëtar ka përfshirë dhe vetë aktorët me njëri-tjetrin, ku dyshja e fundit që është përplasur për këtë çështje janë kolegët Erion Isai dhe Gentian Zenelaj.

Në një postim në ‘Facebook’, Erion Isai shkruante se është pro ndërtimit të një teatri të ri. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e aktorit Zenelaj, i cili i kërkon kolegut të tij të mos bëhet marionetë.

Mikut tim Gent Zeneli. I dashur Gent. Mendimi ndryshe, nuk ben as njerin dhe as tjetrin dele te zeze apo te bardhe. Po c'lidhje ka partia me parametrat e teatrit? Nuk e di ku e gjete etiketimin dhe fyerjen ndaj artisteve. E kunderta gjendjej ne shkrimin tim. Flisja per teatralet e politikes qe gjeten nje rast te bejne rolin e vajtojacave per teatrin.

Qe ti veme pike. Jam per nje teater te ri! Qe ti pergjigjet kerkesave te komuntietit, pra te atyre qe ti thua: Mirush Kabashit, Robert Ndrenikes. Etj etj... se keta jane teatri. Teatralet, kane tjeter detyre.

P.s: me njeh qe te vogel dhe ma di pasionin dhe deshiren e te berit te gjerave. Dhe komentet mbi pergjegjesine time te re, nuk do ti pergjigjem me asnje fjale. Do investohem ta tregoj me pune. Perqafime.

Aktori Erion Isai


(Postimi i Erion Isait)

Për Erion Isain dhe të tjerë: Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë....zhurmanjosë etj etj...në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejtor i ri..je pak a shumë si një nuse e re ...Po kështu i themi ne nga anët tona..Nusja e re...dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera ...ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjehrrit të kryeministrisë...E di Erion nuk e ke aspak të lehtë....e ka politika ketë gjë....të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet...dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me...do i kesh ne bark tere jetën...I quajte koleget e tu partiake Erion...por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne...Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten...po quan partiak Mirush Kabashin ???

Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten...Sepse i kam politikanët e mi të preferuar...kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion. Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht....por shume seriozisht po ta them ...Mendo per keto qe te thashe...Seriozisht.

Aktori Gentian Zenelaj


(Postimi i Gentian Zenelajt)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 20/06/2018 11:12

    E keni gabim Genti eshte super aktor dukeni qe nuk keni pare asnje shfaqe te tij..

    Përgjigju
  • Aktori: 19/06/2018 23:32

    Këto janë aktorë mejhanesh e tavolinash.....më mirë të mbyllin gojën të dy.

    Përgjigju
    • peoples: 20/06/2018 04:49

      Nuk me ngjall kenaqsi estetike ky Zenelaj.Nuk ka talent dhe pike.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'