Intervista e Mid'hat Frashërit për BBC, zëri origjinal i kolosit shqiptar

Intervista e Mid'hat Frashërit për BBC, zëri origjinal i kolosit shqiptar

Mid’hat Frashëri

Disa ditë më parë nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe me një përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës është nisur për t’u rivarrosur në atdhe, Mid'hat Frashëri. 

Rikthimi i eshtrave të tij në Shqipëri, ka risjellë në vëmendje të historianëve dhe jo vetëm figurën dhe veprën e tij në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, politologu, Afrim Krasniqi ka postuar edhe intervistën e tij për BBC, ku edhe për herë të parë dhe të vetme dëgjohet zëri origjinal i kolosit shqiptar teksa flet për Shqipërinë. 

Më tej ai ka komentuar edhe kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, që të prehet në Shqipëri pasi është e drejta e tij universale si individ për të pasur varr në atdheun e vet dhe sidomos për të që ka lënë gjurmë në memorien historike.

Kjo simbolikë i thotë të gjitha, ndaj Mid’hat Frashëri meriton ndjesë, respekt, heshtje dhe reflektim edhe nga ata që jetojmë më 2018 por mendojnë si më 1945.

Afrim Krasniqi, politologu

 

Postimi i Afrim Krasniqit në Facebook:

Mid’hat Frashëri do të prehet në Shqipëri. E drejta për të pasur varr në atdheun e vet është e e drejtë kushtetuese dhe universale për çdo individ, sidomos për ata që bëjnë dallimin me qytetarin e thjeshtë dhe që kanë lënë gjurmë në memorien historike.

Mid’hat Frashëri ka lënë trashëgimi të pasur kulturore, kombëtare, shtetërore, politike dhe diplomatike.

Disa nga botimet e tij të sjella por publikun nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”, janë ndër studimet më të mira në visarin e studimeve albanologjike, historike dhe politike në Shqipëri.

Kam pasur nderin e mundësinë të isha folës në dy prej vëllimeve të prezantuara dhe vetëm sa kam krijuar bindjen se elitat politike të asaj periudhe ku Frashëri është pjesë thelbësore e saj, kanë qenë shumë më qytetare, më elitare, më profesionale dhe më kombëtare sesa secili prej emrave që sot merr rrogën në politikë.

Si për të gjithë emrat që lidhen edhe me LIIB edhe për Mid’hat Frashërin ka pasur e ka debat midis atyre që mendojnë si në orët e para të vitit 1945.

Nuk është qëllimi im të bëj analizë dhe as vlerësim në këtë pikë, por një detaj dua ta theksoj: kur lexon raportet ndërkombëtare pas Luftës II Botërore, sidomos ato Perëndimore, nuk gjen asnjë dokument serioz ku të listohen “kriminelë lufte” apo “bashkëpunëtorë të fashizmit” në Shqipëri në atë kuptim që sistemi komunist ka denigruar e dënuar familjarisht emrat e shumë prej rivalëve të vet politikë.

Nuk ka pasur asnjë thirrje për gjyq ndërkombëtar dhe asnjë deklaratë mbështetëse për gjyqet politike që u mbajtën pas LIIB. Shqipëria konsiderohet vend i pushtuar dhe çdo individ vlerësohet për aktivitetet jetësore.

Vetë kjo video e zgjedhur për të kujtuar sot Mid’hat Frashërin është domethënëse: ai që shteti shqiptar e trajtoi si armik përgjatë 46 viteve dhe që sot ende vijojnë (gjysma) ta trajtojmë njësoj si vendimi politik i vitit 1945, është duke folur në radion BBC, media kryesore britanike dhe perëndimore me akses global në periudhën e pas Luftës, dhe se Mid’hat Frashëri u nda nga jeta duke qenë i ftuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, vendin udhëheqës kundër fashizmit, nazizmit dhe komunizmit.

Kjo simbolikë i thotë të gjitha, ndaj Mid’hat Frashëri meriton ndjesë, respekt, heshtje dhe reflektim edhe nga ata që jetojmë më 2018 por mendojnë si më 1945,"-shkruan Afrim Krasniqi.

Dëgjojeni në zërin e vetëm origjinal që kemi: 

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 13/11/2018 16:34

    Bravo per autenticitetin dhe pastertine e audios.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK