Debatet për McGonigal, Kalaja: U vërtetua se Basha u shantazhua nga Rama! Baçi: Abuzim! Po të ishte ashtu, ish kryedemokrati do ishte arrestuar në SHBA

Me thuajse të njëjtat argumente, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Adriana Kalaja dhe gazetari Agim Baçi hedhin akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po anashkalon situatën dhe zgjedh të mos përballet me opozitën lidhur me çështjen e Charles McGonigal. 

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kalaja tha se pati tentativë për ta mbuluar këtë që e cilëson skandal të madh ndërsa Baçi u shpreh se Rama duhet të japë llogari, jo të sillet si i pafajshëm. Po ashtu patën edhe debate pasi Adriana Kalaja pretendon se u vërtetua që Lulzim Basha është shantazhuar nga Edi Rama, ndërsa gazetari Baçi thotë se nuk mund të abuzohet në këtë mënyrë për aq kohë sa nuk e ka dosjen në dorë.

“Mendoj se ishte një tentativë e shëmtuar për të mbuluar këtë skandal të madh se me të vërtetë kryeministri mungon prej 2 seancash pa arsye. Megjithë bllokadën e madhe që mumd të bëjnë, mendojnë se e rëndojnë më shumë situatën”, tha Adriana Kalaja.

“Në tërësi, Rama e anashkalon situatën. Ai nuk jep llogari e as mban përgjegjësi. Ideja e të qenurit një njeri kaq të komentuar është e rëndë. Është gjëja më normale në botë që një kryeministër të japë llogari dhe të mos e delegojë te dikush tjetër. S’mund të bëjë humor duke qenë se ndihet i pafajshëm siç thotë në statuset e tij. Tani do të anashkalojë përgjegjësinë por të gjithë rastësitë e botës nuk mund t’i marrim përsipër. Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të fuqishëm të FBI dhe për një takim të rëndësishëm. Pas takimeve është bërë biznesmen në Shqipëri, ka takuar aktorë të rëndësishëm dhe të gjithë rrethanat duhen shpjeguar. Kur shpërfill Kuvendin, imagjinoni çfarë i bën qytetarëve shqiptarë”, tha Agim Baçi.

Ndër të tjera, Kalaja u shpreh se mungesa e Ramës përballë debateve me opozitën e rëndojnë pozicionin e tij pasi sipas saj tentoi ta delegonte interpelancën tek ministrja Spiropali që ta justifikonte.

“Ne kemi qenë dëshmitarë se gjatë gjithë kësaj kohe, Rama nuk i është shmangur ndonjëherë debatit në parlament. Mendoj që sjellja e Ramës dhe e gjithë atyre që bënë bllokadë e fajësojnë pa mbaruar ende gjykimi në SHBA. Në këtë kuadër, mospjesëmarrja e Ramës më jep një standard të dyfishtë që rëndon pozicionin e kryeministrit. Sot pse ai e delegoi interpelancën tek një ministre, e cila guxon të justifikojë ‘Skënderbeun’ e saj me këto akuza të rënda? Unë jo vetëm që s'kam respekt por e krahasoj me Ramën. Mënyra se si nuk jep asnjë lloj shpjegimi dhe vijon me postime, tregojnë se je i implikuar”, tha Kalaja.

Seanca e sotme plenare që sërish u shoqërua me kaos duket se bashkoi opozitën, ndonëse Berisha me 4 mbështetësit e tij nuk ishin të pranishëm për shkak të vendimit të përjashtimit. Adriana Kalaja thotë se opozita do bëhet gjithmonë bashkë për aq kohë sa misioni do të jetë rrëzimi i Edi Ramës.

“S’ka pse të mos bashkohet opoztita. Duhet të bashkohet nëse ka një mision për rrëzimin e Edi Ramës. Nëse i bashkojnë të njëjtat parime apo qasje që kanë ndaj shkeljes së ligjit apo abuzimit që është bërë ndaj kryeministrit të Shqipërisë se është ngjarje shumë e rëndë që s’ka ndodhur as një luftën e ftohtë mes Rusisë dhe SHBA e del një kloun shqiptar që jo vetëm korrupton zyrtarët e lartë të FBI por edhe e gjithë ka synim të luftojë opozitën shqiptare”, tha Kalaja.

Nuk munguan debatet mes avokates Kalaja dhe gazetarit Baçi teksa ky i fundit i kërkuan që të fliste si juriste, jo si politikane.

Kalaja: S'mund të akuzoj të gjithë grupin që vijon të shkojë pas Bashës, por në rastin konkret, mënyra se si ka dalë edhe gjatë hetimit që një pjesë e fashës së korruptimit mund të lidhet me çështjen Muzin nuk e bën të pafajshëm Bashën se nuk është transparent për paratë. Foltorja ka thënë se Basha është shantazhuar dhe kjo e vërtetoi se Rama e dinte informacionin. Dosja është me numër protokolli në SHBA.

Baçi: Fol si juriste, jo si politikane. S'mund të jemi me 2 standarde se dhe kur vjen te "non grata" Berisha e bën të rëndësishëm hetimin. 

Kalaja: Dhe kërkon prova.

Baçi: Nuk i kanë ardhur ende provat për Ramën pra. Nuk ka ardhur dosja. Pse Berishës i ka ardhur dosja? Ta dorëzojë në SPAK. Nuk e kemi dosjen, as unë as ti. 

Kalaja: Kujt nuk i ka ardhur dosja? Jemi futur në sistemin online dhe e kemi parë akuzën.

Baçi: Mund të abuzoj unë, por jo ju që jeni juriste. Flisni me fakte.

Kalaja: Të njëjtin pozicion ka qenë edhe Basha që s’ka qenë transparent. Kështu është një variant se ka disa variante. Akuzat vërtetuan që në Amerikë është dosja Muzin.

Baçi: Po të ishte ashtu do e kishin arrestuar Bashën kur shkoi në Amerikë.

Kalaja: Basha s’ka bërë krim ndaj Amerikës. Nuk është njësoj si Rama, thjesht s’ka deklaruar burim të ardhurash.

Çështja e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë bashkuar pjesërisht dy kampet e Partisë Demokratike. Ditën e sotme, në një seancë të tensionuar dhe mes debateve të ashpra, ku deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, Kuvendi rrëzoi kërkesën e tyre për të zhvilluar një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish agjentit të FBI Charles McGonigal. 

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë