Debati mes Rudina Hajdarit dhe Ruçit për dekretet e Metës

Debati mes Rudina Hajdarit dhe Ruçit për dekretet e Metës

Rudina Hajdari dhe Gramoz Ruçi

Dekretet e Presidentit Ilir Meta për kthimin e 11 ligjeve të rëndësishme për rishqyrtim në Kuvend dhe reforma zgjedhore, ishin kryefjala e diskutimeve në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka kërkuar që të shihen me vëmendje dhe të mos hidhen poshtë në mënyrë të përshpejtuar dekretet e Presidentit Meta. Sipas saj, disa qortime të Metës për ligjet e miratuara janë të drejta. Zonjës Hajdari i është përgjigjur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili është shprehur se sipas Rregullores së Kuvendit e ndryshuar së fundmi, dekretet e Presidentit bëhen automatikisht pjesë e axhendës së Kuvendit. Ruçi u shpreh se sipas rregullores së re komisionet parlamentare kanë vetëm katër javë kohë për shqyrtimin e dekreteve. Sa i takon rrëzimit të dekreteve, Ruçi u bëri thirrje kryetarëve të komisioneve që t’i shikojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe objektivitet komentet që ka bërë Presidenti.

 

Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve

Rudina Hajdari: "Kemi përpara shumë gjëra për të realizuar këta 6 muaj. Pashë me vëmendje kalendarin dhe kam disa pyetje, më tepër janë teknike, ndoshta zonja Pano do të na ndihmojë për këtë pjesë. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”” është një propozim i prapambetur. Kush e ka bërë këtë propozim, sepse si kryetare e Komisionit të Posaçëm nuk jam në dijeni për një gjë të tillë? Do të doja pak më tepër detaje rreth këtij ligji. Mund të m’i jepni pak më vonë. E dyta, si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat kam pasur një shqetësim në lidhje me Komisionin për Reformën Zgjedhore. Kam folur edhe me kryetarin e Partisë Socialiste për të parë një lëvizje të vogël brenda komisionit në mënyrë që të funksionojë sa më mirë. Z. Kryetar, z. Balla është informuar për këtë gjë, prandaj nuk do ta shtjelloj më tepër, por do të donim një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që të fillojmë sa më parë punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, sepse do të jetë një nga komisionet më të rëndësishme në sesionin në vijim. Pjesa e tretë e diskutimit tim konsiston në faktin se gjatë verës ne patëm një seancë të fundit në parlament, ku u miratuan shumë projektligje në një mënyrë shumë të shpejtë dhe, pavarësisht shqetësimeve që mund të kemi me Presidentin, ai ka rikthyer disa ligje në parlament, ndaj do të doja që ju si Kryetar i parlamentit t’i rishikonit me vëmendje kërkesat, shpjegimet apo ankesat që Presidenti ka bërë në lidhje me këto projektligje. Janë plot 11 projektligje dhe disa prej tyre, në fakt, janë shoqëruar me qortime të drejta. Patjetër që me këtë punë do të merren edhe ekspertët, por opozita do të bëjë rolin e saj, nëse ka nevojë për amendamente apo për rishikim të ligjit apo për hapësira të mundshme në praktikën parlamentare se çfarë mund të bëjmë. Do t’i propozoja Kryetarit të Parlamentit t’i shohë me vëmendje dhe mos t’i miratojmë në mënyrë të përshpejtuar dhe t’i hedhim poshtë të gjitha dekretet që ka sjellë Presidenti në parlament."

Mimoza Pano: "Në ndryshimet e fundit në Rregullore kemi parashikuar afat për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit, kështu që, duke respektuar afatin që ka Rregullorja, neni i ri për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për rishqyrtimi ligji, kemi parashikuar që nga 9 dekretet, 4 të shqyrtohen në seancën e datës 12 dhe 5 në seancën e datës 19, me qëllim që të jemi në rregull me afatin e Rregullores. Nëse komisionet vlerësojnë se duhet më shumë punë, le të vijojë puna, por ne jemi të detyruar t’i parashikojmë në kalendar. Brenda 4 javëve nga data e depozitimit në Kuvend, komisioni përgjegjës duhet të përgatisë raportin për shqyrtimin në seancë plenare. Dekretet janë të korrikut dhe të gushtit, kështu që jemi të detyruar t’i parashikojmë në kalendar."

Taulant Balla: "Për dekretet tashmë kanë një afat. Kjo gjë është bërë edhe për t’i vënë fre Kuvendit që lidhur me dekretet e Presidentit të Republikës, të ketë një afat. Në historinë e vjetër dhe të re të këtij Kuvendi, të paktën gjatë kohës së drejtimit të tij nga z. Ruçi, nuk ka ndodhur më, por në kohë të kaluara vinte një dekret nga Presidenti i Republikës, mbahej në sirtar, dhe Kryetari i Kuvendit nuk e nxirrte për ta shqyrtuar. Kjo nuk është një e drejtë që Kuvendi ta ketë në Kushtetutë. Ndryshimet e reja në Rregulloren e Kuvendit janë bërë, sepse, në fund të fundit, edhe ky afat i vendosur është rekomandim nga vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe ne jemi të detyruar që dekreteve të Presidentit të Republikës t’u japim një përgjigje brenda afatit të përcaktuar. Në fakt, unë do të sugjeroja që të ishin të gjitha në një seancë, në atë të datës 12, por, nisur nga fakti se afati që paraprin është 7-ditor, do t’u sugjeroja shërbimeve të Kuvendit që të bëjmë një mbledhje të posaçme me kryetarët e komisioneve sot, nesër, ose kur të jetë e mundur, për të shpjeguar më së miri afatet e reja të përcaktuara nga Rregullorja e re e Kuvendit. Datat 12 dhe 19 janë fizible për t’iu përqasur sadopak afatit, sepse në çdo rast, në qoftë se unë do të isha President i Republikës, Kuvendi e ka shkelur afatin 4-javor, pra komisioni nuk e ka, po do ta kapim, unë do ta ktheja përsëri dhe do të thosha: prisni, se vetë Kuvendi ka shkelur Rregulloren e tij. Kështu që të mos i japim asnjë institucioni të drejtën për t’u... Por ne të parët duhet të respektojmë afatet që kemi."

Gramoz Ruçi: "Për dekretet e Presidentit duhet të jemi rigorozë. Bëri një sqarim z. Balla. Janë katër nene, që kanë të bëjë me marrëdhëniet e institucionit të Presidentit me institucionin e Parlamentit, me të cilët nga pikëpamja procedurale ne duhet të jemi seriozë. E para, të gjitha dekretet e Presidentit bëhen automatikisht pjesë e programit. Nuk është nevoja as për seancën dhe as për Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e shprehur në nenin 86, pika 1. E dyta, neni 86, pika 2, e Rregullores kërkon që dekretet e Presidentit, pasi kalojnë në filtrin e komisionit përgjegjës, të futen automatikisht në rendin e ditës të mbledhjes më të parë. E treta, në neni 86, pika 4, thuhet që komisionet nuk kanë eksluzivitetin t’i zvarrisin dekretet e Presidentit pambarim, por kanë vetëm 4 javë kohë nga dita e depozitimit. Kjo është Rregullorja që kemi miratuar. Së treti, pjesë e rendit të ditës për shqyrtim në seancë plenare nuk mund të bëhen pa kaluar 48 orë nga momenti i mbarimit të punës në komision. Për këto nga pikëpamja procedurale të jemi të gjithë të qartë. Nuk ka nevojë për ekuivoke apo diskutim, sepse i kemi diskutuar kur i kemi miratuar dhe duhet të tregohemi seriozë për këtë çështje. Për sa i përket përmbajtjes, zonja Hajdari bëri një koment që unë si Kryetar Kuvendi duhet të shikoj problemin që Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë të vërë veto për miratimin ose mosmiratimin e dekreteve të Presidentit. Kjo është eskluzivitet i dy gjërave: i komisioni përkatës që shqyrton dekretin (janë të mirëpritur dhe u rekomandoj drejtuesve të komisioneve që kanë këto dekrete t’i shikojnë me përgjegjës, profesionalizëm dhe objektivitet për ato komente që ka bërë Presidenti dhe më pas të japin verdiktin e tyre), dhe i çdo deputeti për të bërë komente dhe për të dhënë votën pro ose kundër për dekretet e Presidentit. Këto komente kisha. Së fundi, sot është dita kur fillojnë punimet e Kuvendit. Do të miratohen programi dhe kalendari. Unë si Kryetar Kuvendi do të mbaj një fjalë për çfarë është realizuar ose jo në sesionin e kaluar dhe cilat janë objektivat e këtij sesioni sipas këndvështrimit tim. Secili nga kryetarët e grupeve është i lutur, nëse dëshiron, sipas radhës që tha zoti Balla, të flasë në seancën e parë të sesionit të ri për të bërë bilancin sipas këndvështrimit të grupit të vet, qoftë për sesionin e kaluar, qoftë edhe për objektivat e këtij sesioni të ri parlamentar. Dëshironi apo jo ta merrni fjalën është dëshira juaj, por unë këtë doja t’ju thosha. Faleminderit dhe ditën e mirë!"

Rudina Hajdari: “Janë plot 11 projektligje dhe disa prej tyre, në fakt, janë shoqëruar me qortime të drejta. Do t’i propozoja Kryetarit të Parlamentit t’i shohë me vëmendje dhe mos t’i miratojmë në mënyrë të përshpejtuar dhe t’i hedhim poshtë të gjitha dekretet që ka sjellë Presidenti në parlament”.

Gramoz Ruçi: “Në neni 86, pika 4, thuhet që komisionet nuk kanë eksluzivitetin t’i zvarrisin dekretet e Presidentit pambarim, por kanë vetëm 4 javë kohë nga dita e depozitimit. Kjo është Rregullorja që kemi miratuar”.

r.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 07/09/2019 15:00

    Mos u lodh kot z hajdari numeklatura e komitetit qendron te PPSH nuk pranon asnje sygjerim nga KRAHU opozitar eshte ne statutin e PPSH ajo shtrirja e dores se RILINDJES d m Th PPSH eshte thjeshte nje bullshit I RRUCIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë