Tea Trifoni dhe Olta Gixhari kanë debatuar pasditen e kësaj të hëne për komunikimin që kanë me njëra-tjetrën. Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Tea zgjodhi që të shmangte një bisedë për të pirë pak ujë.
Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon, me mua jo, e shoh të vështirë komunikimin me ty.
Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S’mund të marr pak ujë, se ofendohesh ti.
Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minuta, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.
Tea: Tani si të duash, unë nuk të detyroj të flasësh me mua me zor.
Olta: Ti mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë ua je bërë si perëndeshë, sa paqe rrezaton. Thashë se do rrinim bashkë, kam ndjerë simpati por ti jo mesa duket. Ndaj kam qëndruar larg.
Tea: Po pse?
Olta: Atë më ke dhënë ti, kam tentuar të flas. Se di tani mbase e ke bërë pa qëllim.
Amos: Mbase nuk e keni njoh mirë njëra tjetrën.