Debati për listat, Rama: Na takon ne të vendosim, nuk më vjen mirë kur dëgjoj ambasadoren amerikane

Kryeministri Edi Rama u shpreh se për sistemin vendosin vetë shqiptarët dhe se nuk i vjen mirë nga deklaratat e ambasadores amerikane, që tha dje se do i ndjekin me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë fjalën. "Kjo reformë falë këtij parlamenti u bë reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalinë. Dua t'i falenderoj të gjithë deputetët pa përjashtim për kontributin e dhënë për ta sjellë këtë ditë votimi në parlament dhe miqtë dhe partnerët. Të gjithë miqve dhe partnerëve u përcjell një mesazh, uroj që ta dëgjojnë sikur është; nga foltorja e një parlamenti dhe qeverie sovrane. Dhe po e nis me cfarë thotë komisioni i Venecias për sistemet zgjedhore. Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi për përzgjedhjen e sistemeve, gëzojnë këtë marzh, pasi janë vendime politike. Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkombëtare. I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, se cfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane, as të BE-së as me askënd tjetër duke i konsideruar zot në vendin e tyre. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që ne prej 30 vitesh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se 'do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën apo do e mbajnë fjalën', sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për cdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet" tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Ndryshohet Kushtetuta me 106 vota pro, hapen listat, Rama mesazh ambasadores së SHBA-së: S'më erdhi mirë për fjalët, shqiptarët vendosin vetë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen