Ditën e sotme, mjekët dhe infermierët e urgjencës së Lezhës i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre. Ata u indinjuan për veprimin e qeverisë për shpërblimin e tyre me 5 mijë lekë në një kohë që prishin shumë prej 500-1000 euro. Por duket se Urgjenca e Spitalit Lezhë është tërhequr pasi në një letër dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe bërjes publike për mediat thuhet se nuk është kërkuar asnjë dëmshpërblim dhe se personeli mjekësor do të vijojë në gatishmëri të plotë në kryerjen e detyrës për kujdesen e qytetarëve. Madje urgjenca bën akuza të forta duke thënë se emri i tyre nuk duhet të përdoret për lojëra politike, ndërsa janë të angazhuar në misionin e tyre humanitar.
"Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim",shkruhet në letrën e Urgjencës e Spitalit rajonal Lezhë.
I menjëhershëm ka qenë vlerësimi dhe mirënjohja e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke u shprehur se janë shembull i përkushtimin dhe profesionalizmin në shërbim të qytetarëve. Manastirliu është shprehur se puna do të flasë mbi spekulimet.
"Kam veç fjalë falënderimi për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Spitalit të Lezhës. Ashtu sikurse dua të shpreh mirënjohje të thellë për ekipet tona shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithësekush prej tyre, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe profesionalizmit, në shërbim të qytetarëve, edhe në këto ditë të vështira. Pavarësisht spekulimeve, ne do të flasim vetëm me punë", shkruan Manastirliu.
Në lidhje me situatën, gjatë ditës ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se premtimi i tij për të dhënë 500-1000 euro shpërblim do të jetë vetëm për ata mjekë dhe infermierë që janë në vijën e zjarrit dhe jo të të gjithë bluzave të bardha në spitalet në vend.
Ndërsa për Partinë Demokratike, ky është një mashtrim i Ramës dhe se po tallet me mjekët duke i 'shpërblyer' me nga 5 mijë lekë.
Më i rezervuar ka qenë presidenti Ilir Meta në lidhje me rastin, i cili është shprehur se nuk dëshiron të komentojë për diçka që nuk ka një informacion të plotë dhe të qartë.
Mjeket u terhoqen nga deklarata e pare mund te jene detyruar.
PërgjigjuKujdes nga celula e leshelis qe mund te kete mare urdher nga Nafije fallxhorja per te nxitur urgjencen e Lezhes per kete situate.
PërgjigjuJu qe mendoni se do vere njeri koken ne rrezik per ju per katerqind mije leke ne muaj vazhdoni e beni komente ketu...!
I poshteruan dyfish.
Përgjigju