Debati/ Veliaj dëgjesë me artistët për Teatrin Kombëtar: Nuk do të ndërhyhet pa pasur dakordësi

TIRANE-Kryebashkiku Erion Veliaj ka zhvilluar për rreth 3 orë një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës. 

Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet.

Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar. Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Me tej Veliaj tha se studimi shkencor i vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania,” publikom raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në situatë lufte, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti;

Relacioni i vitit 2014 të Institutit të Monumenteve të Kulturës thotë se Gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë. Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë, dhe në mirëmbajtjen e pjesëve të dukshme të tij. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë, nuk ka pasur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij.
Akt kontrolli i bërë më 2014 , pa qenë unë kryetar bashkia, pa apasur lidhje me këtë realitet, nga inspektorët e parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës të Tiranës konstaton sesa e rrezikshme është situata e zjarrit.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

- Biletari 
- Garderobe per spektatoret
- Zyra per administraten
- Dhoma zhveshjes per artistet
- Dushe per aktoret
- Dhoma provash
- Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit
- Sistem Audio dhe video projektimi
- Dhoma akustike apo rregjistrimi
- Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve
- Tualete per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit
- Dalje emergjence
- Sisteme sigurie
- Sisteme kundra zjarrit
- Sisteme qe garantojne energjine elektrike
- Arkive
- Dhomat e grimit
- Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit
- Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe
- Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh
- Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate
- Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene
- Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes
- Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet
- Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun
- Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Ndërkohë që më oas e moren fjalen artistët. Alert Çeloaliaj e ka thënë që ftesa e sotme nuk është për dialog, sa kohë që Bashkia dhe qeveria e kanë ndarë mendjen se aty do të ndërtohet një Teatër i ri.

 Na keni ftuar në takim dhe na keni thënë që kërkoni bashkëbisedim, ndërsa më poshtë në ftesë do të shihni se ju keni shkruar që Teatri i ri do të ndërtohet aty ku sot është ekzistuesi, pra e keni bërë fakt të kryer. Ideja e dialogut është në thonjëza në sytë e komunitetit, pasi nuk po na ftoni për të paraqitur idetë tona.

Alert Çeloaliaj

Aktori i njohur Robert Ndrenika, që ka qenë një nga protagonistët kryesor të debatit ditët e fundit, deklaroi gjatë dëgjesës se;

Kam vuajtur shumë në këtë çështjen e PPP nuk ma heq njeri nga mendja se ajo gjë ka shumë hile brënda. Sepse dhashë shtëpinë tek një PPP dhe vuajta tre vjet. Unë jam kundra këtij PPP.

Ky kompleksi që e quajnë “dopo lavoro”, bëhet me qëllim kjo “dopo lavoro”, hiqeni këtë e marrtë dreqi. 
Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.

Por tani më është konsoliduar mendimi se i gjithë ai teatër mund të ruhet. Kompleksi i Teatrit mund të ruhet. Kiço Londo jep shembullin më të mirë me “Metropolin”.

 Tirana e do një teatër të mirë të ri, që të shkojë 100-200 vite sepse e meriton Tirana. Mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij kompleksi. Aeroporti i Rinasit nuk është me beton por vetëm me hekura dhe xhama, dhe ashtu siç u bë edhe pazari. Në bazë të llogaritjeve të mia nuk më del kosto shumë e madhe. Në këto kushte të varfërisë të këtij shteti, i cili ka paguar 4 herë tunelin e Kukësit, shkon më mirë propozimi që bëra unë, të bëhet një kompleks i tëri më pishina e me pemë e gjëra, të behët gjë artistike.

Robert Ndrenika, aktor

Nuk e di se ku vendet tona fqinje i gjejnë financimet për kulturën. Do kishit bërë 25 teatoro deri më tani dhe nuk do të kishin nevojë për tutoriatin e politikës dhe tani kemi ardhur në gjendjen ku thuhet që jemi tani.

Ju na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe tani thoni hajde të diskutojmë por duhet të bjerë ky ligj e pastaj mund të diskutojmë.

Nuk e imagjinoj dot nese ju thoni që trashëgimia është me beton dhe tulla. Ajo ndërtesë mund të këtë gjithë të këqijat por është një vend i shenjtë ku kanë lindur gjithë artistët, dhe gjithë institucionet e kulturës. Nuk mabron strategjia e TK në asnjë pushtet që vjen. Hajde diskutojmë në Teatër, të thërrasim njerëz që janë përgjegjës, të llogarisim shifra dhe të dalim në përfundime.

Unë mendoj se ju nuk jeni i sinqertë pasi pas atij ligji shkelen 17 ligje të tjera. Jam i tronditur që kjo gjë ndodh. Më falni por ky është mendimi. Nuk mund të bëhët një ligj i tillë, jam konsultuar me ekspertë ligjor dhe kjo është një habi. Duhet të flasim gjithmonë me njëri –tjetrin, jo në bazë politike.

Robert Budina, regjisor

Krybashkiaku Veliaj reagoi duke thene se;

Bëhët fjalë kush do të jetë një përfaqësi që të marrë tagrin për të bërë një diskutim teknik. Nuk është ligj që mbyll procesin, por është ligj që hap procesin. Nuk ndodh pa pasur një përfaqësi, pa qënë dakord edhe ju.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Fjalën në dëgjesën për teatrin mes kryebashkiakut Veliaj dhe ministres së Kulturës Kumbare e ka marrë aktori Arben Dërhemi i cili e ka cilësuar Teatrin Kombëtar një vend të shenjtë.

Keni ardhur sot, nuk e di pse, por do doja të ishin krah nesh të ishit krah nesh ashtu siç ju mbrojmë ju.

Teatri ka 73 vjet dhe jo 8, ato që kanë bërë ekspertizë janë gënjeshtarë dhe e them me bindje të plotë. Betoni i TK është trefishur, druri i Teatrit Kombëtar ka 0.0002 % lagështirë dhe ndërkohë që në një ndërtesë tjetër mund të ketë trefish më shumë lagështirë.

Do marrim një vendim, pasi drejtori i TK nuk e shikon drurin që pengon hyrjen në teatër. Kanë një qëllim të caktuar që ky teatër të shembet.

Në emër të sindikatës, jam kryetar i sindikatës së pavarur. Kemi arritur në konkluzion për ngjyrat, por e vetmja gjë që nuk cedojmë është cdo cm i TK. Është vend i shenjtë, aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne.

Tironsit duhet të kenë një identitet, dhe të mos harrojmë kullat 40 katëshe janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

Arben Derhemi, aktor

Aktori i njohur Reashat Arbana ka marrë pjesë për herë të parë në debat duke e pranuar ndërtimin e një teatri të ri, por duke e lënë atë ekzistues aty ku është. 

Hera e parë që marr pjesë në debat. Mu kujtua shprehja që shqiptarët mund të fitojnë çdo luftë por duhet të fitojnë betejën mes veti. Kam parë konflikt mes aktorëve. Unë si aktor i teatrit, kam 27 vjet që kam ikur, them që teatri duhet të mbetet atje. I lutem Bashkisë t’ia lërë teatrit. Kollonat e atij teatri janë 10 me 10. E kemi parë të gjithë se në ç’gjendje është. Si është katandisur. Të mendojnë për këtë punë ata që janë specialistë.

A bëhet një teatër në atë sallë apo një i ri, por lërjani territorin e Teatrit Tiranës. Salla e Teatrit të Shkupit është nga më të mrekullueshmet dhe se di sa ka kushtuar. Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër. Përfundimisht, në qoftë se do vazhdoni të dëgjoni gjithë sa jemi këtu, s’do mbarojmë kurrë. Merrni njerëz e diskutojeni se me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye.

Bëni një gjë të bukur se ato kullat nëse do bëhen do duken sikur do bien në kokë të artistëve dhe teatrit. Nuk e di a do restaturohet por do më shumë se 1 milion. Merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, skenografët, grupet e interesit. Unë nuk jam interesuar, është hera e parë por që kam parë disa skena të turpshme.

Reshat Arbana, aktor

Aktori Alfred Trebicka Trebicka ka marrë fjalën në dëgjesën me kryebashkiakun Veliaj duke theksuar se të gjithë artistët e duan teatrin e ri me kushte moderne, por thënë që bëhet fjalë për territorin që i përket Teatrit Kombëtar të cilin duan ta grabisin.

Ky diskutim është ajo që kemi dëshiruar 27 vite më parë. Përsa i përket çështjes së Teatrit, nuk mendoj se ndonjë nga ne do një teatër me kushte minimale.

Nuk mendoj se ndonjëri nuk do teatër madhështor. Këtu bëhet fjalë për një territor që është i Teatrit dhe duan ta grabisin.

Ajo çka na ka prurë deri në këtë pikë është mungesa e transparencës, e këtij kontakti që ne kemi sot. Ruajtja e një territori si objekt është qëllim.

Memoria është memorie, kujtesa është kujtesë. Gjithsecili ka qenë në Romë ose më larg se Roma dhe të gjitha vendet që ka folur Musolini janë ruajtur se aty është vendi ku ka folur ai i poshtri ai qelbësira.

Thelbi është territori, ajo hapsirë e lakmueshme. Nëse bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin, e ai territor të mbetet i Teatrit i’a kemi arritur qëllimit.

Alfred Trebicka, aktor

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalla.: 15/06/2018 03:07

    Faiku Ben hartime me TEMA interesante qe ngrene lart bilen e BABAIT KOMUNIST.E e Komunist.Sa filloj te lexoj KOMENTET e TIJ shkoj NE nevojtore'.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 14/06/2018 15:47

    Vec Birisha ka me dertue Tatrin.Ai asht iartit dhe hunit e ka me qitne drite Tiransit koketrashe e artistat kokebosh

    Përgjigju
  • Faik: 14/06/2018 14:53

    Këtë Arben Derdemenin kush e ka dëguar Luli apo Monika , sepse e Fëlliqi fare Teatrin!! Si ka mundësi që ky FUNDÊRRINË ngre ZËRIN dhe bën si i Fortë , dhe këta rrinë dhe Dêgjojnë këtë ZAGAR të FËLLIQUR !!! Na bën edhe sikur TEATRI është i Tiransave !?!!! O Plehrë e Tiranës dhe Zhabulan i Tiranës NUK e Kupton ti që TIRANA është KRYEQYTET që e bënë Jabanxhijtë e RRETHEVE , sepse po të ishte për Ju , TIRANA do kishte marr FUND !!!! Një Mijë herë më mirë një ÇOBAN nga Majat e Malit të Veriut apo të Jugut sesa një TIRANS Vendali !!!

    Përgjigju
  • tonin: 14/06/2018 13:03

    ky derhemi pse ben si i forte,,apo nga qe e ref gruja ne shpi i nxjer nervat ne publik

    Përgjigju
  • Restaurues project manaxher: 14/06/2018 11:58

    O KRRICI I RAMES CDO GJE NE TEATRIN KOMBETAR ESHTE E RIPARUESHME DUKE FILLUAR ME SISTEMIN E NGROHJES DHE AC MURET SISTEMI HIDRAULIK CDO GJE BEHET SI E RE DHE NUK ESHTE AJO SHUME NE EURO QE SYGJEROVE TI TEPER E ZMADHUAR PO TI JE PJESTAR I TE KORRUPTUARVE PRANDAJ PO PERPIQESH TU MBUSHESH MENDJEN ARTISTEVE TEATRI ESHTE VEPER E TRASHIGIMISE KULTURORE KAM PARE MBI 100 teatro dhe auditoriums ne shkolla ne USA RUHEN dhe mirembahen ME FANATIZEM SE ESHTE HISTORI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike