TIRANE- Autoritetet po sillen në një mënyrë të gabuar me dyndjen e refugjatëve sirianë, që shfaqen gjithmonë e më të shumtë në kufijtë jugore të vendit. Në fillim ata numëroheshin me gishtat e dorës në mesin e klandestinëve nga vendet të tjera, që kishin humbur punën në Greqi dhe tentonin Perëndimin. Por prej disa javësh çdo ditë janë me qindra që hyjnë në Shqipëri. Policia në Gjirokastër e Vlorë raporton raste me grupe nga 50 apo 70 personash, të gjithë sirianë, që futën në Shqipëri duke ecur në këmbë nga Greqia.
Autoritetet shqiptare rezulton se veprojnë me ta si me refugjatët e tjerë ekonomikë që, nëpërmjet rrugëve kriminale të trafikimit, hyjnë në Shqipëri me synimin për të ikur në Mal të Zi e më tej në vendet e Bashkimit Europian. Por me sirianët e mbetur pa shtëpi e atdhe për shkak të luftës civile nuk është ky problemi. Në një nga intervistat e vetme që janë mundur të realizohen me një person anglishtfolës nga grupi i refugjatëve sirianë, u mësua se ata ishin thjesht në kërkim të një vendi të sigurt, qoftë ky edhe Shqipëria.
Ata deklarohen se janë refugjatë lufte dhe kërkojnë strehim, por autoritetet shqiptare kryejnë procedurën e zakonshme, kthimin mbrapsht për në Greqi nga kanë ardhur. Kjo mund të jetë një zgjidhje, por nuk duket aspak humane, nisur edhe nga fakti që edhe Greqia po i trajton këta refugjatë në të njëjtën mënyrë.
Nuk ka deri më tani asnjë njoftim publik për masat e marra për të gjetur një zgjidhje që do të angazhonte dy vendet, apo edhe strukturat e Bashkimit Europian dhe të OKB, për më tepër çështjen e tyre nuk po e trajtojnë as organizatat humanitare në Shqipëri. Kapja e më pas dëbimi është zgjedhja e pavend dhe aspak humane dhe ky problem, që po zmadhohet gjithmonë e më shumë, nuk mund të zgjidhet duke urdhëruar policinë që sirianët e kapur të mos kontaktojnë me asnjë gazetar.
Eshtë dukshme e qartë që një rrjet criminal, që nis nga Greqia e që vijon në Shqipëri e më tej, në Mal të Zi, ka nisur punën për të përfituar nga tragjedia e një kombi. Kapja e këmbësorëve dhe kthimi në Greqi nuk e zgjidh aspak problemin. Nuk është aspak humane që familje siriane me fëmijë të mitur dëbohen, edhe kur shihet se kushtet e tyre janë në kufijtë e mbijetesës.
Shqipëria është një vend i varfër dhe hapja e kampeve kushton, kjo është një krizë që ne s’mund ta përballojmë të vetëm. Me kohë duhet të ishte dhënë alarmi dhe të kërkohej ndihma e Kombeve të Bashkuara dhe e Bashkimit Europian. Ndihma ndaj familjeve siriane do të ishte një angazhim real i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Krjimi i një strukture pritëse dhe trajtimi të tyre mund t’u heqë nga dora rrjeteve kriminale lëndën e parë, por edhe mund të vinte nën kontroll dyndjen e madhe, e cila paraqet probleme shumë të mëdha me sigurinë.
Sepse një pjesë kapen, por janë shumë të tjerë që ikin, në zonën e Korçës, Gjirokastrës, Përmetit, etj ku banorët raportojnë se kanë parë grupe me dy apo tre persona të huaj, arabë, apo edhe njerëz të vetmuar me çanta në shpinë, që ecin në rrugët nacionale, gjithmonë drejt Veriut. Zoti mos e thëntë që, mes më të shkathtëve, që s’kapen nga policia, të ketë militantë të ISIS-it. Shërbimet sekrete perëndimore kanë dhënë me kohë alarmin se, mes refugjatëve të luftës që ikin çdo ditë nga Siria, mund të ketë të infiltruar, militantë të ISIS, që udhëtojnë me çanta shpine për të mbjellë terrorin edhe në Perëndim.
Nuk ka ende asnjë konfirmim apo ngjarje që të justifikojë alarmin e dhënë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë, kur rrugët janë të hapura. Turqia dhe Greqia janë dy vende që mbajnë përgjegjësi për çdo sirian që hyn në Shqipëri, sepse kjo është rruga që ata ndjekin. Por këtë përgjegjësi qeveria shqiptare nuk po e adreson aspak atje ku duhet, te qeveritë përkatëse dhe te institucionet ndërkombëtare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com