Llogara-Lëvizja e automjeteve, rekomandohet të kryhet me zinxhir, ndërsa në pjesë të ndryshme të zonës,trashësia e dëborës arrin deri në rreth 20 cm.
Situata gjate ditës së premte në Qafën e Llogarasë, pas reshjeve të dëborës, prej të enjtes në mbrëmje, paraqitet disi me e qetë, por gjithsesi problematikat në zonë janë prezente, ku nuk mungon mjegulla dhe ngricat në rrugë.
Për këtë qëllim lëvizja e automjeteve në zonë, kërkohet të kryhet me masa mbrojtëse, ndërsa gjatë orëve në vijim parashikohet dhe me tepër ulja e temperaturave në zonë.
Gjatë ditës së premte zona e Llogarasë të jetë e vizituar nga qytetarë të shumtë, nga Vlora apo rrethe të tjera, për të cilët dëbora mbetet një fenomen i veçantë dhe i rrallë, në qytetet ku edhe ata banojnë.
Për këta të fundit prania në Llogara lidhet pikërisht me reshjet e dëborës, ndërsa konfirmojnë njëkohësisht se lëvizja me automjetet e tyre drejt kësaj qafe është kryer dhe ndihmuar nga prania e mjeteve mbrojtëse si zinxhirë, pavarësisht se situata paraqitej disi me e qetë.
Ndërkohë në zonë mbeten të pranishme një borëpastruese dhe punonjës të firmës kontraktuese për pastrimin e rrugës, por edhe prania e policisë për të evituar cdo lloj problematike për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave në zonë.
[gallery]20444[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO