/ATSH/- Vijojnë dëgjesat publike në kuadër të projektit "Urbanizimi dhe integrimi social-mjedisor i zonave informale, në drejtim të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së komunitetit" që MZHU dhe REC në bashkëpunim me NJQV dhe ALUIZNI, kanë ndërmarrë, për disa zona informale të shtrira në të gjithë vendin.
Dëgjesa e rradhës u zhvillua në qytetin e Beratit, me banorët e zonës informale "Orizaj".
Ky takim u fokusua tek diskutimi i hapur me qytetarët dhe përfshirja e tyre në procesin e urbanizimit dhe integrimit të kësaj zone.
Specialistë të Drejtorisë së Ndërtimeve Informale, Legalizimit dhe Urbanizimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban , diskutuan me banorët për problematikat e kësaj zone dhe mundësinë për urbanizimin dhe integrimin e plotë të saj.
Dëgjesat që po mbahen në qytete të ndryshme, do të shërbejnë për hartimin e programeve dhe projekteve të posaçme, për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, parë në këndvështrimin e mbrojtjes, ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit nëpërmjet instrumenteve të ndryshme dhe pjesëmarrjes së komunitetit në partneritetin publik-privat.
/Shqiptarja.com