Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në emisionin “Provokacja“ ka rrëfyer se me kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ka pasur marrëdhënie normale dhe se e ka mbështetur atë në hapat e parë në politikë, duke lobuar në radhët e demokratëve për rritjen e profilit politik të pasardhësit të Sali Berishës në selinë blu.

Me Lulzim Bashën kam pasur marrëdhënie normale. E kam pranuar që në fillim kur ka ardhur, madje kam bërë lobim për të. Po Basha, gjatë gjithë jetës së tij politike, ka treguar se nuk ka vizion misionari.

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD

Më tej gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se Basha ka hyrë në politikë vetëm për të bërë para. Sipas tij, misioni i vetëm i Lulzim Bashës është pasurimi dhe jo ringritja dhe rikthmimi i Partisë Demokratike në pushtet. 

Basha ka hyrë në politikë për të bërë para, këtë mision ka ai.

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD

Gjithashtu, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike ka thënë se fajëson Bashën, për gjendjen ku ndodhet PD-ja./Ekskluzive.al/