Deklarata shokuese e Lulzim Bashës për Moratoriumin e gjuetisë dhe kjo video e frikshme e 2009 na kujton!

Shikoni mirë këtë video të gjuetisë së tmerrshme në vitin 2009, në kohën e qeverisjes së PD-së në Divjakë dhe kuptoni të gjithë se çfarë do të thonte Lulzim Basha me heqjen e Moratoriumit te gjuetisë që mbron kafshët dhe shpendët.

Për ne që duam natyrën, të shkoje para 2013 në lagunat shqiptare, ishte një mjerim, ndjehej vdekja, klithja e kafshëve, rënkimi i pemëve. Dëgjoni dhimbjen në këtë video, shiheni dhe ndjejeni mirë. E megjithatë ishte edhe më keq, shumë më keq nga sa shihet këtu. Deputetë, zyrtarë, “ambjentalistë” të PD-së ishin mobilizuar në biznese dhe licensime edhe të huajsh, të cilët vinin në çdo stinë e sezon të masakronin shpendë e kafshë pa respektuar ciklet natyrore të shumimit të tyre. Ishin vite që menduam se ikën përgjithmonë.

Nuk më besohej se Lulzim Basha kishte pasur guxim të deklaronte një gjë të tillë pikerisht në Divjakë. Doja ta dëgjoja me veshët e mi. Me 8 prill, në mënyrën e tij shpërfillëse ndaj pandemisë, ligjit, qytetarisë, duke nxitur instiktet e sharjeve, dhunës, e urrejtjes, në pyllin e bukur të Divjakës, dhjetëra militantë të veshur në blu, ndiqnin Lulzim Bashën me ovacione që traumatizonin faunën e florën. E megjithatë, në pjesën e parë të takimit të tij në pyllin e Divjakës, në zemër të lagunës, lideri i PD nuk pati guximin të fliste për Moratoriumin. Mesa duket, edhe për të ishte e tepërt të shqiptonte atë fjalë të tmerrshme mes zogjve, shpendëve të rrallë, pelikanëve kaçurrelë, shapkave e çafkave. E gjeti forcën kur shkoi në qytet, mes ndërtesave. Me të njëjtat mënyra shpërfillëse ndaj kujdesit dhe jetës njerëzore, mes të bërtiturave, mungesës së maskave (jo ai për vete, por ndjekësit) shqiptoi: Premtojmë anulimin e Moratoriumit te gjuetise! E tha duke e veshur me fjalë të gënjeshtërta se do të veprojmë si në Europë. Por në Europë ka mbi 50 vite që fauna dhe flora merr frymë, jo si tek ne, kur vetë Basha, qeveria e tij, politikat e mbrapshta të PD-së deri në 2013, terrorizuan faunë e florë në Shqipëri. Nuk duhet të harrojmë. Shiheni përsëri e përsëri këtë video dëshmi: ishte viti 2009, në kulmin e pushtetit të mbrapshtë të Lulzim Bashës e sigurisht, të idhullit të tij Sali:dhe kujtoni kush ishin dhe si do të përkthehen në realitet fjalët që thonë sot.

Asnjë reagim nga “ambjentalistë” e “mjedisorë” për këtë deklaratë të frikshme. Të themi të vërtetën, edhe njerëzit që “duan natyrën” i kemi pasur fake. Më shumë se për faunën dhe florën, kujdeseshin të bënin projekte milionere komunitare nëpr letra, e të fitonin duke veshur peliçe kunadhesh. Sa për natyrën... Ja ç'ishte Shqipëria ne vitet 2009.

a.m./jsh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento

Komente

  • Dori: 12/04/2021 02:14

    Edhe pak prisni o njerez,,,sa te plotesohet byroja e hetimit....e gjithe pd dhe lsi do hyjne ne burg .....

    Përgjigju
  • Petro: 11/04/2021 22:10

    Njeriu qe qesh!!!!

    Përgjigju
  • Un fen ti pi: 11/04/2021 21:49

    Shikon se kush është fytyra e vërtet e kriminelit hajdut lyl dylit. Ky thot do kthej prap anarshin krimin degjenerimin. Shikoni si thot do kthej moratoriumin që të bëhet kërdia në gjueti që të shkatrohet divesirteti nga kok pa larët që jan me kallashnikov e do bëhet gjuetia nga kafshët me fytyr njeriu e hajde jepi vot kti bastardi me emrin lyl bryli.

    Përgjigju
  • Uliksi: 11/04/2021 21:11

    Pra nese dikush ankohet sot per qente ne Tirane, medoemos duhet me akuzu dike per nje idiot gjahtar ne lagune ne....2009!!! Sa te papare dhe te ligj e jeni more. Pu pu pu

    Përgjigju
  • laguna: 11/04/2021 19:54

    O bashe o tarallak, grustat e gjithe pelikaneve kacurrele ne surrat, i ke hak

    Përgjigju
  • Ergys: 11/04/2021 13:15

    Bashuku eshte gati te vrase njerezit per pushtet e jo zogjt e pyllit.Cmimi i lojes eshte i larte se po nuk erdhen ne pushtet dhe kesaj here do perballen me drejtesine e re qe po merr forme dita-dites.E kane lufte per jete a vdekje Bashuku Saluku dhe Like Muti.

    Përgjigju
  • tropojani: 11/04/2021 12:22

    Lulzim Basha eshte ftyra e hekurosur e perbindshit Berisha. Po tja heqi kush masken del gjakatari Berish qe nuk do me ja dit per pelikane. njerez, mace e cdo gje te gjalle. Eshte nji njeri kunder natyres. Dua tju kujtoj qe pat dhane licenc per 14 hidro mbi Valbone. Vetem kaq mjafton me e zhduk nga faqja e politiks kete zuzar

    Përgjigju
  • lushnjari: 11/04/2021 11:48

    Gjate gjithe kohes se pushtetit te PD jane bere masakra te jashtezakonshme. Edhe sot ndodh, por jane keqberes qe veprojne fshehurazi. Me kujtohet Divjaka ishte kthyer ne nje kasaphane ku kafshet dhe shpendet ishin drejt zhdukjes

    Përgjigju
    • Toni: 11/04/2021 12:56

      Kishte lezet ateher kur divjaken e ruante Aldo Bare dhe Enver Dondollaku me mekembesit e tij Isniqemal Imeri dhe vellain Alban Dondollaku rrihnin Divjakesit qe shkaterronin floren faunen e Lagunes. Ku je grup i lushnjes ku je.

  • Besa: 11/04/2021 11:14

    Tmerr e neveritshme po ju lutem mos lejoni te harrojne njerezit cfare ka ndodhur me pare se ne harrojme shume shpejt

    Përgjigju
  • Trraskop Kacija: 11/04/2021 11:06

    Shikoni edhe filmin Gjuetia e fundit apo edhe ate Vdekja e kalit per te kuptuar sesi udheheqja e atehershme komuniste mobilizonte ushtaret dhe i detyronte te lihnin si qen qe te nxirrnin kafshet dhe shpendet nga strofujt qe udheheqesit ti vrisnin.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ekzekutimi në Elbana/ Dalin pamjet, kjo është makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve