Deklaratat për katolikët, Ndreu-
Bashës: Kriminel i spikatur, vrasës

Deklaratat për katolikët, Ndreu-<br />Bashës: Kriminel i spikatur, vrasës
Pas deklaratave të Lulzim Bashës se “95% e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70% në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë” ka reaguar edhe deputeti i PS, Pjerin Ndreu.
 
Pjerin Ndreu përgjigjet duke marrë si shembull vetë familjen e tij "Fëmijët e mi janë krijuar nga një myslimane dhe një katolik Lulush ziu".
 
Statusi i plotë i Ndreut
Femijet e mi jane te krijuar nga nje muslimane e nje katolik Lulush ziu. Ky vend as ne ditet me te erreta te 97 ku e zhyti babai yt politik Berisha nuk u manipulua nga ana fetare.
 
Katoliket e veriut krenohen me Fishten, Pashko Vasen, Pjeter Bogdanin, Luigj Gurakuqin, Dom Nikoll Kacorrin, Preng Bibe Doden, Prek Calin, At Zef Pllumin etj. Natyirsht qe kane edhe kriminela si kudo, por asnje nuk eshte kriminel me i spikatur se ti qe vrave 4 te pafajshem ne bulevard me 21 Janar, shite token e vendit tend, vodhe parate e rruges se kombit e sa e sa hajdutlleqe e maskaralleqe qe shqiptaret i dine mire ! Vaj vatani e mjer mileti ke ka kryetar opozite !



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin