'Dekomunistizimi', debati në Report Tv/ Pampuri: Ligji i vonuar! Drejtuesi i ish-të përndjekurve: Burg kush përdor simbolet 'e kuqe'! Kreu i Partisë Komuniste: Nëse miratohet, rikthehet fashizmi!

Temë diskutimi në Report Tv këtë mesditë ishte nisma e Partisë Demokratike për dekomunistizimin, një nismë e nisur që prej vitit 2018 por e cila u ndërpre në mes për shkak të djegies së mandateve nga opozita. Kjo nismë rikthehet në vemendje pak ditë pasi në grupin e “whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Në Report Tv të ftuar ishin kreu i ish të përndjekurve politik, Nebil Çika, deputetja e PD Oriola Pampuri dhe Gjon Bruci, Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste që patën disa këndvështrime në lidhje me çështjen.

Nebil Çika, ish-kryetar i shoqatës anti-komuniste të ish-të përndjekurve i cili ka marrë pjesë në 2018 në hartimin e paketës së PD, e cilësoi veprimin e deputetit të PS si një provokim dhe një akt të papranueshëm. Ndërsa më tej nuk e cilësoi si një veprim prej nostalgjiku, por prej komunisti.

“Është një provokim dhe një akt i papranueshëm, për viktimat e komunizmit dhe antikomunistët në përgjithësi. Kemi rënë dakord që gjithë mediat dhe shumica e popullsisë që diktatura ishte një krim i madh, që e dëmtoi popullin, 45 vjet një gjenocid. Nuk është hera e parë që forca politike provokon në këtë mënyrë, ai ishte i sinqertë në atë që bën. Nuk jam dakord me etiketimin që i bën qoftë opozita apo media për nostalgjik, ai nuk është notalgjik, por komunist. Ai ishte shumë i sinqertë në publikimin që bëri. PS vjen si trashëgimi e PPSH. Në 91 ata ndërruan emrin. Pra vazhdimësia ka vajtur në burime njerëzore, në filozofi e shumë gjëra. Besoj që problemi është i trashëguar vit pas viti, e kemi parë vitin e kaluar, Bashkia e Tiranës e mbushi bulevardin em figura, kriminelë, njerëz të sigurimit të shtetit, që kanë kryer gjenocid dhe ne kemi reaguar. Problemi është kur bëhen nga njerëzit në pushtet. Nuk besoj se janë ata problem, por ata që janë të fshehur.”-tha Çika.

Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Gjon Bruci e lartësoi figurën e diktatorit Enver Hoxha. Ai shtoi se Partia Komuniste e Shqipërisë ka të drejtat ligjore si çdo parti tjetër në Shqipëri ndërsa veprimin e deputetit të PS nuk e quajti një provokim.

“Partia Komuniste e Shqipërisë që unë bëj pjesë është riorganizuar më 10 shtator 1991. Është nxjerrë jashtë ligjit kur erdhi Berisha në pushtet në 92 në pushtet dhe është lejuar publikisht nga gjykata në vitin 1998. Që atë ditë e deri më sot Partia Komuniste e Shqipërisë ka të njëjtat të drejtat ligjore me të gjitha partitë politike që janë në Shqipëri qoftë në pushtet apo jo. Lidhur me rastin e deputetit të PS, Bujar Çelën nuk e njoh, por me portretin e Enverit nuk e ka bërë për provokim. Nëse do të bësh sot një referendum popullor do shikoni të gjithë mediat dhe politikanët se mbi 70 për qind e popullit është rikthyer te ideja e socializmit dhe kundra këtij sistemi të këtyre 30 vjetëve. Nuk është vetëm meritë e jona, por meritë në thonjëza e vetë qeverisjes, politikës shqiptare, parlamentit shqiptar që ka 30 vite që grinden për historira. Debati për festat e çlirimit zhvillohet me qëllim të hiqet vëmendja e popullit nga veprimtaria antipopullore e pushtetit qoftë nga Ballshi, Rruga e Arbrit, tërmeti që nuk janë zhvilluar akoma.”-tha Bruci.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri, foli për paketën ligjore, nismën e PD për dekomunistizimin. Ajo tha se kjo paketë është shumë e rëndësishme, një nismë në respekt të përfaqësuesve të ish-të përndjekurve dhe është e domosdoshme. Ajo theksoi se jemi disi të vonuar për një nismë të tillë. Për paketën ligjore tha se ka patur një iniciativë nga Alibeaj në vitin 2018 por nisma u la përgjysëm për shkak të djegies së mandateve nga opozita. Kjo nismë tha Pampuri nisi jo vetëm për një akt të padenjë për një parlament të një vendi pluralist.

"Kjo nismë është folur në kohën kur kishim fushatë elektorale, që Alibeaj e ka folur që do jetë pjesë ë PD. Mospërdorimi i simboleve të komunizmit. E pafalshme për persona publik të përdorin simbole të tilla. Nëse një gjë e tillë do ndodhte në Gjermani, personi do dënohej, do ndëshkohej. Një paketë ligjore që besoj se do i shkojmë deri në fund të gjithë bashkë. Kemi lidhje të fortë me ish-të përndjekurit. Pika kyçe është heqja e të drejtës së përdorimit të gjithë simboleve të komunizmit. Përfshirja në kurrikulat e shkollave, ka plot tekste ku mund të kenë mbetur akoma, personat që kanë qenë pjesë e regjimit diktatorial. Pikat e tjera do t’i bëjmë të qarta në vijim."-tha Pampuri.

Ndërsa për deklaratën e Alibeajt i cili ka thënë se do ketë një konsultim të gjerë më grupet e interesit tha se PD për çdo paketë ligjore që propozon vepron në këtë mënyrë.

"Ne jemi parti që vendimet që marrim, dhe programin për 25 prillin, e kemi hartuar të ulur në tryezë me grupet e interesit. Do kemi mendimet e përfaqësuesve të ish të përndjekurve, siç është dhe Nebil Çika. Do fillojmë shumë shpejt konsultimet. Mendoj se paketa e 2018 është një paketë besoj e mirë por ndryshimi që mendohet, mund të shtohen."-tha Pampuri.

Gjon Bruci për propozimin e PD tha se ka propozime, por propozimet për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste dhe ndalimi ne simboleve, arrihet kur parlamenti shqiptar të shpalli botërisht fashizmin, vendosjen e rendit fashist ose nazist në Shqipëri.

"Partia Komuniste shqiptare nuk do shuhet kurrësesi se përfaqëson një ideologji, teori e praktikë që ka hyrë në botë prej dy shekujsh e nuk mund të nxiret nga historia. Ajo është shpresë për klasën punëtore dhe popullin mbarë. Debati për luftën nacional çlirimtare dhe për Enver Hoxhën, jo Parlamenti shqiptar por asnjë parlament në botë nuk mund të ulë madhështinë e Enver Hoxhës si komandat i përgjithshëm i ushtrisë nacional çlirimtare. Kur pushteti i sotëm borgjez përfshirë PD-PS-LSI dhe qeveritarët të arrijnë të ndërtojnë demokracinë e vërtetë, shtetit e vërtetë të Shqipërisë, të zbukurojnë shqipërinë më mirë se në periudhën e socializmit, atëherë Partia Komuniste del jashtë loje."-tha Bruci.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri tha për këtë nismë ligjore duhet ta mbështesin shumë deputetë. Ajo theksoi se është një kauzë që duhet të na ndajë përfundimisht nga komunizmi por jo të na ndajë si të majtë apo të djathtë.

"E theksoj se është me përfaqësuesit e kësaj shtrese që janë të shumtë në numër. Një nismë që duhet të ishte bërë"-përfundoi Pampuri.

Nebil Çika i cili ka marrë pjesë në formulimin e paketës ligjore të vitit 2018 që ngeci rrugës, tha se kishte konkrete disa gjëra dhe një iniciativë e Bashës, ndërsa Alibeaj ishte kryetar i grupit të punës.

"Isha me konsulencën e Konrad Adenauer, partnerëve tanë që sollën atë projektligj mendimin e specialistëve gjermanë të CDU-së që ishin marrë me të njëjtin ligjë për Gjermaninë demokratike.”-tha Çika në Report Tv.

Në përfundim pati një ndërhyrje edhe nga Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Gjon Bruci, i cili tha se nuk do të arrihet miratimi i kësaj nisme.

“Nëse komisioni parlamentar i PD dhe parlamentarët e tjerë miratojnë që në Shqipëri të vendoset regjimi juntë ushtarake ose nazi-fashizmi, deytrimisht do dalim jashtë ligjit, por për sa kohë të jemi në ligj kemi propagandën tonë. Ato nuk do e arrijnë dot, se në Letoni, Estoni ka parti komuniste dhe nuk mund të ndalojnë aktivitetet. Nuk ka për t'u miratuar. Po e miratuan do të thotë se po shpallet nazi-fashizmi në Shqipëri. Nëse demokracia shqiptare heq fasadën e saj dhe vishet me rrobën e fashizmit kemi diskutime të tjera. Ndalohen të gjitha të dretjat e njeriut"-përfundoi Gjon Bruci.

Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin e simboleve komuniste. Aliebaj ka thënë se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/12/2021 04:25

    Mos u beni qesharake,e provoi me pare Amerika me sen.McCarthy dhe mcCarthyism-in ne vitet 50' dhe nuk ia doli dot dhe sot konsiderohet si nje nga veprimet me te uleta dhe nje nga periudhat me te erreta ne hist.amerikane.Kaq i ulet konsiderohet sot kjo lufte shtrigash kunder komunisteve,sa qe kur Elia Kazan morri Oscarin honorifik,gjate ceremonise, gjysma e salles nuk u ngrit as ne kembe,as e duartrokiti,vetem pse ai kishte treguar emerat e komunisteve ne art,kur u thirr para komisionit ne vitet 50'dhe jo se kishte thene ndonje emer te ri,thjesht kishte perseritur emera qe diheshin.(Videon mund t'a gjeni ne internet)Dhe sa per ndalimin e te gjithe simboleve,dergoini Cikes,Alibeaj,Tufes & Co dhe te gjithe Don Kishoteve te tjere te ngjashem qe duan te luftojne me mullinjte e eres nje cante nga ato te MACY,nje prej dyqaneve me te famshme ne U.S.A.Ndoshta duhet t'a fillojne luften e tyre per dekomunistizimin nga vendi me demokratik ne bote per te ndaluar perdorimin e te gjithe simboleve te kuqe,sepse logoja e MACY eshte ylli i kuq.L.O.L!!!Per diktaturen ne Shqiperi nuk duhet heshtur dhe duhet denuar,por jo nga njerez si Cika,Alibeaj e Tufa,lerjani popullit,historise e kohes te jene gjykatesit e saj.

    Përgjigju
  • LORA: 01/12/2021 17:05

    Babalet e vet-djegun rrejne vedin, se njerzve ne shumice u marrin te keqen,,,,, qe ata mund te bejne lufte me historine ne shtetin e shqiptarve,,,per me mbyll puseten shumedimensionale shqup-se. Jane te marum,ne vemendjen dhe syte e njerezise,,,vecse si kampione paturpesie.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/12/2021 16:42

    Te veprosh sic thote ky ballist i dhe naziskine pampuri,do te thote ti vesh kazmen demokracise pluraliste. Ne kete sistem i vetmi mendim i kundert ,real eshte mendim i pozitiv per Enverin si figure,sistemi qe ai perfaqson,me arritjen dhe mangesite e veta.Me pak fjale,nxirrni shqiperine nga nje sistem gjysem feudal te shkaterruar nga lufta ,n nga pushtuesit nazifashiste dhe ballistozogistet.Ka futur ne burg?Me thoni nje vend qe bashkepuntoret e pushtuesit nuk i denoi,qe spiunet e agjenturave te huaja nuk i denon.Nje vend ku pafajesine jepet me ligj amnistia,jo me vendim gjukate ne bote eshte shqiperia,askund tjeter.Mendimi im pozitiv per enverin,nuk mund te ndalimet nga askush,as me ligj.Ndryshe:-mirseerdhe nazifashizem.Ata qe e grumbulluar,e organizuan e financuan kane ardhe me kohe dhe e fitojne,ballistonaziskinet miratojne ligjet.Tani duhet te brohorasim :"Rrofte demokracia naziskine fashiste"

    Përgjigju
  • Emigrant: 01/12/2021 14:28

    Vetem tradhetaret hajdutet dhe shkaterruesit e vendit flasib kundra enverit sepse populli i thjesht e sheh me syt e vete kush e donte vrndin dhe kush po e vjedh dhe e shet per interesat e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën