Dekreti i Metës, seanca e parë
parlamentare më 9 shtato

Dekreti i Metës, seanca e parë<br />parlamentare më 9 shtato
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar  këtë martë mbledhjen e parë të legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca e parë do të mbahet në datën 9 shtator 2017 në orën 10.00

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. 

Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, e nëse ai refuzon, nga pasaardhësi i tij.

Çfarë ndodh në mbledhjen e parë të Kuvendit

Në mbledhjen e parë parashikohet ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, i cili brenda dy ditëve do i paraqesë Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve te rinj.

Menjëherë një séance e dytë do të mblidhet për betimin e deputeteve të rinj dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Për këtë post socialistët propozojnë Gramoz Rucin.

Ditën e konstituimit të parlamentit të ri Partia Socialiste, fituese e zgjedhjeve te qershorit do i paraqesë Presidentit të Republikës kandidaturën e Edi Ramës për kryeministër. 

Kush do të drejtojë seancën e parë të Parlamentit të ri

Rregullorja e Parlamentit të Shqipërisë nënvizon "Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë".

Deputeti më i vjetër në moshë në sallën e kuvendit është ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, por nëse ai refuzon, ashtu si refuzoi edhe në 2013 të drejtonte seancën e parë të Parlamentit, atëherë deputeti që do ta drejtojë seancën është deputeti demokrat Tritan Shehu.

Gjithashtu,  tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve.

Sipas rregullores së Parlamentit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat.

dekreti 9 shtator
Dekreti i firmosur nga Presidenti Meta


Redaksia Online
e.m/D.T/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit