Dekretimi i Xhaferllarit për 'Kushtetuesen'/ PS: Ishte zgjedhje e tjetër kujt, jo e presidentit Meta!

TIRANË- Pas dekretimit nga ana e presidentit Ilir Meta për gjykatën Kushtetuese të Marsida Xhaferllari, ka ardhur reagimi i parë nga ana e PS. Është kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e cila në studion e Report Tv shprehet se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se se priste emërimin e një kandidature të tillë. Përballë gazetares Ina Qirjo, Felaj tha se Xhaferllari është një emër zgjedhje e tjetër kujt.

"Duke i dhënë mundësinë që gjykata që zgjedhje kryetarin e saj. Pritej , madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje. Një zgjedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë, përbëhej nga 3, ai duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Lista ka qenë e njëjtë edhe me kuvendit, që kjo mbetej kandidatja e vetme. E pa ligjin si lojë shahu. Do ishte më e moralshme që të kishte ndjekur kriterin e ligjit. E kaloi në heshtje kandidaturën e Vorpsit, të përçonte një konflikt në Kuvendin që nuk ishte. Tejkaloi afatin 30 ditor, normalisht kandidatja Vorpi do të kalonte automatikisht. Ligji në vetvete ta imponon që ta respektosh, një sjellje e presidentit që morali nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Unë e kam pasur një qëndrin edhe më herët, që Meta nuk do e bllokonte procesin e situatës Kushtetuese. (...) Xhaferllari nuk ka kaluar vettingun. Diferenca e dytë është kjo: Nëse do të ishte zgjedhur dikush që të kishte një lidhje me mazhorancën, qoftë edhe lidhjen më të largët, ju sot do të kishit përfaqësuesit e opozitës që të hidhte baltë mbi ne, ne nuk e kemi bërë këtë sjellje. Edhe pse nuk jemi indiferentë të lëvizjeve që janë bërë për të shkuar në emërimin e kandidatëve të veçantë. Ishte zgjedhje e tjetër kujt, jo e presidentit Ilir Meta", tha Felaj.

Një tjetër çështje për të cilën është ndalur të flasë në studio deputetja e PS-së është edhe ajo e shqiptarëve në kampin e Sirisë. Felaj vuri theksin se qeveria ka pasur informacione për rastet e tyre, para se të bëhej publike ai i 11-vjeçarit Alvin Berisha dhe se po bën përpjekje për t'i nxjerrë nga ai kamp famëkeq edhe shqiptarët e tjerë. Megjithatë, shtoi se detyra e qeverive nuk ndalet vetëm me lirimin e tyre nga kampi, por ato duhet të jenë në monitorim gjatë gjithë kohës dhe të rehabilitohen, për shkak se bëhet fjalë për njerëz të radikalizuar.

"Përpjekja e shpëtimit ka nisur para Alvinit. Të ndiqen që të parandalohet çdo sjellje e mëtejshme që ka për qëllim radikalizmin e të tjerëve. Janë njerëz të radikalizuar që përbëjnë një rrezik potencial për shoqërinë, është e nevojshme që shteti të mos ndërhyrjë vetëm për t'i liruar, por për t'i mbajtur në vëzhgim e monitorim dhe rehabilimin", tha Felaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë