Dekriminalizimi / Prokuroria bën bilancin, 19 zyrtarë të lartë u ‘dogjën’ gjatë vitit 2017

Dekriminalizimi / Prokuroria bën bilancin, 19 zyrtarë të lartë u ‘dogjën’ gjatë vitit 2017

Foto ilustruese

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të veprimtarisë së njësisë së dekriminalizimit pranë saj, gjatë vitit 2017. Sektori i Verifikimit të Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë vitit 2017 ka nisur verifikimin e thelluar për 563 raste. “Departamenti i Administratës Publike ka kërkuar verifikim të thelluar për 451 subjekte. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar verifikim të thelluar për 44 subjekte. Institucioni i Kryeministrisë, 1 subjekt. Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2017, ka kërkuar verifikim për 13 subjekte vetëdeklarues. Institucioni i Presidencës ka kërkuar verifikim të thelluar, për 18 subjekte vetëdeklarues. Drejtoria e Policisë ka kërkuar verifikim të thelluar për 1 subjekt vetëdeklarues. Avokati i Popullit ka kërkuar verifikim të thelluar për 34 subjekte vetëdeklarues. Këshilli i Lartë i Drejtësisë për 1 praktikë”, thuhet në raportin e Prokurorisë. Për vitin 2017, në total për 487 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit, ndërsa 76 rastet vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit. Sipas raportit, gjatë vitit 2017 ka përfunduar verifikimi për 91 zyrtarë të lartë. Nga të cilët, për 72 prej tyre, është vendosur se nuk përfshihen brenda sferës së ndalimeve, ndërsa për 19 prej tyre pas verifikimit të të dhënave kanë rezultuar se përfshihen në fushën e veprimit sipas ligjit nr. 138/2015.

“Për 7 subjekte zyrtarë të lartë, ka filluar paralelisht dhe hetimi penal për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” pasi ka rezultuar se kanë fshehur të dhëna në lidhje me të kaluarën e tyre kriminale. Në dhjetor të vitit 2017, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. KQZ me datë 05.01.2018 vendosi të ndërpresë mandatin e deputetëve pasi si rezultat i verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme prekeshin nga ligji i dekriminalizimit”, thuhet në raport. Gjithashtu, nga 487 vendime “Për miratimin e rezultateve të verifikimit” të cilat ju janë njoftuar institucioneve përgjegjës, 252 materiale referuese për 252 subjekte, i janë dërguar për kompetence Prokurorive të Juridiksioneve përkatëse pasi kanë rezultuar, se këta shtetas kanë deklaruar të dhëna të pavërteta/rreme në formular duke konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave ose formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Për 250 raste është regjistruar procedim penal dhe për 2 raste është vendosur mosfillimi i procedimit. Nga këto 250 raste, 18 procedime janë në hetim, 77 procedime janë pushuar dhe 154 procedime janë dërguar për gjykim. 1 procedim është pezulluar. Nga 154 procedime të dërguara për gjykim, 87 persona janë dënuar nga gjykata, 35 raste janë ende në gjykim, për 7 raste është pushuar gjykimi, 19 raste janë transferuar, 6 persona janë shpallur të pafajshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës