VIDEO që përgënjeshtron Berishën, 31-vjeçari doli nga xhamia pak minuta para se ta godiste me grusht në protestë

Këto pamje përgënjeshtrojnë fjalën e Sali Berishës, i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se kishte infiltruar 31-vjeçarin Gert Shehu për ta goditur me grusht në fytyrë në mes të protestuesve. Pasi e cilësoi agjent kriminal duke u bazuar te hakerat ‘Homeland Justice’, Berisha thotë se në momentin ku është kapur nga truprojat i riu ka dëshmuar se “zbatoi porosinë e një vëllai mysliman”. Por sipas ish-kryeministrit kjo nuk është e vërtetë sepse porosinë e mori nga Edi Rama. 

"Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet trafikante dhe tek besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai. Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore", ka thwnw Berisha. 

Por në fakt në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se Gert Shehu del nga xhamia Tabakëve vetëm pak minuta para se të shkojë në selinë blu dhe t’i bashkohet radhës së protestuesve për të thyer më pas sigurinë e për të goditur me grusht ish-kryeministrin.

Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë Shehun duke e gjakosur. Pas incidentit, 31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës ndërsa ishte i vetëdijshëm për gjithçka kishte ndodhur.

Report Tv ka siguruar dokumentin, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut se i riu vuante nga ‘Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Ende ndodhet në spital, ku ë shtë vënë në pranga për të marrë trajtim mjekësor ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.

/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?