Shtyhet afati për deklarimin e bilanceve financiare deri më 31 korrik 2020

Qeveria i është përgjigjur dy  prej kërkesave të biznesit në këtë periudhë ku situata e krijuar me COVID-19, i ka prekur jo pak. Qeveria ka vendosur të shtyj afatet për dorëzimin e bilanceve financiare dhe afatin për deklarimin e këstit të tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë.

Nëpërmjet një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare është ndryshuar  ligji për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, duke shtuar një dispozitë kalimtare ku sanksionohen edhe afatet e reja se kur duhet të bëhen këto deklarime.

Në aktin normativ thuhet se bilancet financiare që duhet të dorëzoheshin brenda muajit mars tashmë do të mund të dorëzohen brenda datës 31 korrik 2020. Po ashtu për të gjithë ata tatimpagues me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, do të paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020.

Ndërsa nga ana tjetër këstet e të njëjtës kategori biznesi për tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti do të mund të parapaguhen pranë organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020, por që brenda kësaj date duhet të paguhen të gjitha këstet paraprake të tatimit mbi fitimin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane