Demarkacioni, Glauk Konjufca: Mali
i Zi po i merr territore Kosovës

Demarkacioni, Glauk Konjufca: Mali<br />i Zi po i merr territore Kosovës<br>
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Glauk Konjufca është shprehur në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, ai thotë se Mali i Zi po hyn deri në 5 km e nuk po respektohet.

I pyetur për largimet nga Vetëvendosja, Konjufca tha se ata do themelojnë një parti tjetër. Ai zbuloi se ky grupim kishte planifikuar ta propozonte atë kryetar të partisë së re gjë të cilën ai tha se do ta refuzonte me çdo kusht. "Në një demokraci që duhet ti heqësh të drejten për të votuar , mes tij krijohet një lidhje vertikale e për këtë strukturë ishte bërë një situatë mbytëse. Për të reformuar vetvendosjen apo për të sjell të reja. Albin Kurti për shkak të figurës së tij politike , ishte udhëheqesi , ishte i burgosur gjatë bombardimeve , shoqërisë civile në Kosovë , ndaj agresjonit te Serbisë. Ai ishte një figure e formuar politike. Ka pas një lidhje speciale të elektoratit, gëzon një mbështetje qe nuk ka të bëjë as fushatë. Vendimi yne për të hyrë në sistem e për tu bërë pjesë e sistemit , të garojmë e në zgjedhje e të ngrejmë zërin e të ngrejmë projekte për shqiptarët e Kosovën. Disa njerëz vendosin të largohen e duan të krijojnë një parti më vete. Bëjmë dallimin midis shkasit e shkakut , për Albin do ishte shkasi".

A besoni që kjo levizje është nga lobe të mëdha ekonomike?

Është heret të flitet, për shkak se duhet e pak kohë të tregoj se cila është përmbajtja e pakënaqësisë së tyre. Ajo që di është fakti që ata e kishin ndarë mendjen për krijimin e ri , por levizja ka qënë gjithmonë e hapur për ide politike.

A ju kanë berë ftesë për të krijuar parti të re?

Më kanë propozuar për kryetar, por në qarqe të tjera pa e ditur unë, ata kanë shkuar kanë takuar njerëz e u kanë thenë që kjo ishte më e mira. E refuzova për arsye se nuk kamë ambicie për të qenë lider ,e të jesh lider duhet kohë e vullnet . Kam dashur ta ndaj kohën e për gjëra të tjera leximi , shkrimi , kjo është esenciale që nuk mund të bëj kompromis me jetën time.

Si ishte i programuar projekti yt?

Kishte tre shtylla , në vetvendosje kemi pasur veprime të cilat jemi pajtuar e të cilat kemi pasur pikëpyetje nga anëtare. Të vendosnim pikat , në hapësirën e në nivelin e gjërave , simbolet e Kosoves. E dyta ripozicionimi i njerezve në vetvendosje ekretari , kryetari grupit e nënkryetari i kuvendit. Do hapeshin edhe njeherë se cilët ishin njerëzit më të përgatitur. Albini ishte më i pranuar e ata nuk e pranuan këtë, dhe e treta nuk mund të pajtohesha me një koncept se cili ishte kryetari e kush jo ,thash t’ja linim statusit. Do doja të ishte vullneti i Albinit në këtë pikë për vetvendosjen , nuk mund të krijojë një grup. E refuzuan prandaj ndodhemi këtu në këtë situatë. Për vite me rradhë ,pjesa gri e elektoratit ju refuzonte. Një prej zhvillimeve që u zhvillua e në Kosovë që shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në 2008 ndryshoi e për Kosoven , ishte faktor pozitiv që vetëvendosja mos të harxhonte kohën ,beteja të zhvendosej , e qeveria mori vendime . Ka qënë në evoluim lëvizja e vet hyrja në institucione e ka bërë më të përgatitur,është viti i 8 që veprojnë brenda lëvizjes së Kosovës.

Marrdhëniet me ndërkombëtarët kanë ndryshuar?

Koncepti me qytetarët nuk duhet të ndodh nga kendveshtrimi i tyre, por interesave tona kombëtare. Mbështetja që të vjen nga shoqeria, ku ne morëm 200.000 vota , ndryshoi e sjellja e faktorëve ndërqytetar. Një faktor i rëndësishëm është që na takojne cdo ditë.

Kur keni incidente , keni moment reflektimi që të thoni në këtë rast kemi gabuar?

Ai rast ka qënë kur bllokuam kuvendin e Kosoves, ishte marrëveshje shumë e dëmshme .Organizuam protesta të ashpra e nuk lamë deputet të ngrinin dorën, por aty u ndodh edhe ambasadorja amerikane. Kjo u tensionua si situatë ku e prekën prej krahu ambasadoren .Kjo ishte konteksti si ka ndodhur kjo.

Bashkia kerkon të ketë një zë të politikës së Kosovës?

Ne e kemi të qartë që krijimi i republikës së Kosovës është për ndihmesë të faktorëve në këtë ndikim. Ka perspektika të ndryshme por na ka ndihmuar të krijojmë shtetin tonë. E kjo ndihmë nuk duhet të krijojë vijat e saj. Por nëse ndihma bëhet diktat nuk na ndihmon as ne , duhet përmes demokracisë. Nëse kjo vendimarrje bëhet diktat e ky shtyhet, për presionin e Kosovës kjo nuk është e mirë. Zaenica do të ringjallet sërish pas një viti , kjo e rrezikon të ardhmen e Kosovës. Kosova do të bëhet një shtetë jofunksionial.

Cfarë ju thotë ambasadori përse duhet të bëhet në Kosovë?

Zgjidhet me diplomaci , që është stabilitet afat shkurtër. Të jepet autonomi sepse kjo nuk paraqet konflikt, sundimi i ligjit ne veri ku serbët bëjnë trazira, mund të luftojnë. Kosova nuk e perballon dot. Ne kemi politikë të etur për pushtet edhe e paguajme me sovranitet.

Nëse merrni pushtetin do të vazhdoni negociata me Thacin?

Me serbët do të flisnim për cështjet tona të jashtme, ku disa të drejta u mungojne. Serbët kanë nevoja të tjera ,bujqësia ,të hapet ndonjë shkolle , të krijojnë vende të reja të punës. Të hapim me serbët një cështje enike.

Përse këta nuk arrijnë të imponohen?

Sepse këta e kanë mposhtur , mbajtja e suksesi i pushtetit duhet të bazohet, nëse bashkësia ndërkombëtare ka thënë që do jetë mirë pranimi i një autonimi të serbëve atje do të krijonte paqe , po paqja do te ishte afatshkurtër. E në Kosovë do të vijë një elitë që do i mbrojë duke vendosur elita në pushtet. Kjo do të dalë që është strategji e që lidhen me interesat e qytetarëve, përmes institimit të jesh i barabartë.

Do kemi një marrëveshje që ishte per të bindur , ju si mendoni si do zgjidhet ky pakt që Kosova ngelet e izoluar?

Une e refuzoj këtë diskutim,Ramush Aradinaj ndrron qëndrimin , por territori e vizat kanë efektë anësor. Marrëveshja Thaci Rahonovic ka një nënë që quhet 7 e paraqet disa korektime që janë standarte ,nuk mund të levizin .

Vija ndarëse nuk është në vijë administrative?

Duhet të jenë sepse kur të krijohen shtetet e reja me vijat administrative , Mali i Zi po hynë deri në 5km e nuk po rrespektohet. Kosoven e konsiderojme gurin e fundit por duhet të bëjmë përpjekje që mos jemi të fundit .

Kosova e Shqiperia do bashkohen ,vazhdoni të këmbëngulni për këtë?

Duhet ta themi saktë se po flasim për ndeshjet e interesave , nëse flasim nga perspektiva do jetë kundër, sepse për bashkësinë ndërkombëtare do ketë problem. Do jetë drejt bashkimit energjetik , turistik . Ne nuk duam ta bëjmë ketë bashkim kundër interesit evropianë. Do pengonte serbise por jo gjermanin. Për bashkësinë ndërkombëtare do paraqiste pragmatik. Duhet të shohim se cfareë lehtësimi sjell.

Rama filloi të bisedoje me Vucic ku pati një kordinim , ju po kërkoni një baba të kombit?

Kombi është një , duhet të krijojmë një mentalitet pasi shqiptarëve u ka munguar sistemi e mekanizmi. Lobet ekonomike ndikojnë që mos realizohet ky bashkim. Aspekti ekonomik do një kompani që do cifligje, përparësi ndërkombëtare. Sot prita dy orë gjatë ardhjes time , është torturë e nuk e kuptoj si mund të presësh dy orë për të kaluar kufirin. 19 vite pas clirimit të Kosovës , është e patolerueshme.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel