DËMET DHE SHIFRAT/ 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 banesa shpallen të pabanueshme!

DËMET DHE SHIFRAT/ 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 banesa shpallen të pabanueshme!

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve tërmetit nga verifikimet e deritanishme në Qarkun e Tiranës. Voda tha se deri tani në Tiranë janë evakuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Inxhinieret nga New York inspektojnë 62 shkolla në Tiranë dhe Durrës: Gati raporti, do ia dorëzojmë Çuçit(VIDEO)

Një grup arkitektësh dhe inxhinierësh shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Neë York, erdhën në Shqipëri për të inspektuar objekte e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Ne jemi një grup shqiptarësh profesionistësh në fushën e inxhinierisë. Baza jonë është New York-u. Kemi ardhur këtu me misionin për të ndihmuar vendin tonë me ekspertizën tonë profesionale për të inspektuar shkollat publike për të parë nëse tërmeti i ka dëmtuar shumë  apo pak" ,tha Sokol Ruta, arkitekt.

Ata kontrolluan 62 shkolla në qarkun e Tiranës. Raportin me të gjitha gjetjet për çdo shkollë, arkitektët iu dorëzuan institucioneve shtetërorë që do të vlejnë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për çdo shkollë.

"Numri i shkollave është 62, arritëm të inspektojmë ku marrim mësim 25 mijë nxënës. Arritëm në konkluzionin që pak shkolla janë për t'u rindërtuar. Shumica e shkollave janë me dëme strukturore që variojnë nga dëme minimale në dëme të thella. Ne do të propozojmë disa zgjidhje. Do të plotësojmë një raport ton dhe do ia dorëzojmë Çuçi brenda ditës së nesërme", shtoi ai.

Kjo ishte një nismë vullnetare nga këta të rinj të cilët erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë për të kontribuar me eksperiencën  e tyre.

Ora 20:44
Veliaj viziton familjen Hashani në banesën e re me bonus qiraje: Gjendja emergjente në Tiranë ka mbaruar (VIDEO)

Si të mos mjaftonin hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashani bashkë me bashkëshorten, djalin, vajzën dhe nipin e tij do të mbeteshin prej tërmetit të 26 nëntorit edhe pa shtëpi. Pas strehimit të përkohshëm në një prej qendrave sociale të Bashkisë në Kombinat, ai është sistemuar sot në një banesë krejtësisht të re me të gjitha kushtet. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi mbrëmjen e sotme familjen prej pesë anëtarësh të Hysen Hashanit i cili ka përfituar nga bonusi  i qirasë për një vit që jep Bashkia e Tiranës gjer në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për strehim.

Veliaj theksoi se pas kapërcimit të fazës së parë emergjente, tani ka nisur puna për sistemimin e qytetarëve në banesa dhe rifillimin e punës për rindërtimin. “Iku më e keqja, ajo që ne kishim merak këtë javën e parë është që të kalojë kjo situata e emergjencës mos të ndihen njerëzit sikur janë në krizë non-stop, se tjetër gjë të të ndodhë tërmeti, tjetër gjë të kesh gjithë ditën tërmet, të të bëhet tërmet çdo ditë kur je jashtë shtëpisë”, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se faza e emergjencës ka kaluar dhe tani edhe ato palestra shkollore që shërbyen në ditët e para si qendra sociale do të mbyllen. “Më rezulton që shumica i kanë gjetur banesat, pra mund të kenë mbetur tek – tuk ndonjë që do akomodohet nesër, por ne nesër do i mbyllim të gjitha këto palestra, sepse nuk dua që në Tiranë të ndihemi sikur jemi në luftë. Për sa kohë që njerëzit u akomoduan në shtëpi, për çfarë ta mbajmë kot. Për sa kohë që te “Betim Muço” të gjithë njerëzit u rregulluan, te “Ismail Qemali” e mbyllëm që sot. Pra në momentin që po, u  prish godina Qytetin Studenti, more lekët, more dhe apartamentin, për çfarë të  vazhdojë kriza më?!”, deklaroi Veliaj.

Kryefamiljari falënderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmërinë e treguar që në orët e para për t’i ndihmuar dhe për përkujdesjen e vazhdueshme edhe në ditët në vijim gjer në sistemin e tyre.

Ora 20:02
Dëmet në qarkun e Lezhës/ 66 pallate dhe 235 banesa me rrezikshmëri të lartë! 1280 qytetarë të strehuar në hotele

Përfaqësues i Komitetit ndërministror, Qendra Operacionale Lezhë, Etjen Xhafaj ka dhënë shifra zyrtare mbi situatën e post tërmetit, kur kanë kaluar rreth 10 ditë nga ajo lëkundje me pasoja tragjike.

Referuar këtyre të dhënave, bëhet me dije janë dyfishuar grupet e verifikimit me inxhinierë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra në mënyrë që të bëhet verifikimi i banesave në kohë sa më të shkurtër. Nga inspektimet në qarkun e Lezhës të ekspertëve shqiptar së bashku me ato izraelit, është dalë në përfundimin se 66 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë, ndërsa sa i përket strehimit, 1280 qytetarët vazhdojnë të jenë akomoduar në 3 hotele në Shëngjin.

"Në ditën e 10 pas fatkeqësisë natyrore që preku qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhës – pasi kemi kapërcyer fazën e parë të emergjencës duke u dhëne ndihmë për personave të rrezikuar, akomoduar në hotele e çadra në zonat rurale, sot jemi në fazën intensive të verifikimit të objekteve e banesave.

Aktualisht janë 2-fishuar grupet e verifikimit me inxhiniere nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra, duke operuar me 18 grupe vlerësimi në terren. Nga sot ka nisur vlerësimi i objekteve edhe në Bashkinë e Mirditës. Disa objekte të rëndësishme si shkollat e çerdhe janë ekspertuar nga Inxhiniere të Institutit në Tiranë, duke marrë vendimet e domosdoshme për sigurinë dhe mësimdhënien. Për shkollën e dëmtuar "Gjergj Kastrioti", është marre vendim që deri në një moment të dyte mësimi të zhvillohet në shkolleën "Besëlidhja", me 2 turne. Drejtoria arsimore e Lezhës ka marre masa për identifikimin e nxënësve qe janë evakuuar dhe janë siguruar mjetet për transportimin e tyre në shkolla.

Siç keni qenë dëshmitare që disa pallate janë verifikuar nga grupe me inxhiniere izraelite. Pas këtyre verifikimeve nga grupet ne terren rezulton se:

66 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë.

235 banesa paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe 181 te tjera kanë dëmtime të nivelit të mesëm.

783 qytetare janë aktualisht strehuar nëpër çadra, dhe po vijon pajisja me to edhe e familjeve që kanë sjellë kërkesa pranë Qendrës Operacionale të Emergjencës Civile apo pranë Bashkive të Qarkut dhe Prefekturës.

Ndërkohë që 1280 qytetarët vazhdojnë të jenë akomoduar në 3 hotele në Shëngjin. Është kryer identifikimi i plotë i të sëmurëve kronike (144) ndërkohe që vijon administrimi i vaksinave antigrip. Janë realizuar mbi 530 vizita individuale, dhe disa individë janë vizituar edhe për herë të dytë. Nesër do të ketë një tjetër ekip mjekësor i cili do të vijoje vizitat nëper zonat rurale dhe qytetarët e vendosur nëpër çadra.

Në bashkëpunim të ngushtë me 3 kryetaret e bashkive, Lezhe, Kurbin e Mirdite po hartohen vendimet e këshillave bashkiake për bonuset e qirave, për familjet të cilat kanë banesa të dëmtuara dhe nuk mund të qëndrojnë më shumë se ditët e para të janarit në hotel, por do të akomodohen në shtëpi me qira. Gjithashtu është duke u përgatitur i gjithë dokumentacioni për të nisur procesin e shembjes së strukturave që nuk mund të riparohen, në mënyrë që të mund të fillojme sa me parë procesin e rindërtimit.

Javën që vjen pritet të përmbyllim edhe procesin e vlerësimit të pallateve dhe banesave të tjera publike. Shërbimet e emergjencës mbeten në krye të detyrës për të pritur çdo thirrje nga qytetaret dhe për të marre masa për adresimin e këtyre problematikave (159 deri tani). Gjithashtu 3 numrat e gjelbër dhe platformën Shqipëria që duam. al janë në dispozicion të qytetarëve", tha ai.

Ora 18:54
Grupi i dytë i 'Inxhinierëve Vullnetarë të Kosovës' kontribut në konstatimin e dëmeve të tërmetit

1575741308_dem.jpg

Prej 2 ditësh, një tjetër grup prej 30 inxhinierësh vullnetarë nga Kosova ka qenë në terren për të inspektuar nga afër qëndrueshmërinë e godinave pas tërmetit të universiteteve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve, publike dhe jo-publike, si dhe banesave në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Ekipet e inxhinierëve nga Kosova, të shoqëruar nga zyrtarë të njësive administrative, MASR dhe Instituti i Ndërtimit, kanë bërë këto 2 ditë vlerësimet pas tërmetit në mbi 200 institucione arsimore.

Kujtojmë se në datat 28 dhe 29 nëntor ka qenë një tjetër grup prej 40 inxhinierësh vullnetarë nga Kosova, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre domethënës në konstatimin dëmeve nga tërmeti në institucione të ndryshme.

Ora 14:09
3396 qytetarë të evakuuar nga dëmet e tërmetit në Tiranë, 810 banesa shpallen të pabanueshme

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve tërmetit nga verifikimet e deritanishme nw Qarkun e Tiranws. Voda tha se deri tani në Tiranë janë evakuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Deklarata e plote

Në vijim po ju përcjell një përditësim me informacion përmbledhës për Qarkun Tiranë.

Deri në datën 06.12.2019, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:

1 qytetar ka humbur jetën

44 qytetarë të dëmtuar

3396 qytetarë të evakuuar

1016 qytetarë të strehuar çadra

395 qytetarë në qendra sociale

117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:

7077 konstatime të kryera gjithsej

728 konstatime te kryera në pallate

6349 konstatime te kryera ne banesa

810 banesa të pabanueshme

1937 banesa të dëmtuara rende

4026 banesa të dëmtuara lehte

69 pallate të pabanueshme

132 pallate të dëmtuar rende

530 pallate të dëmtuar lehte

1 qendër shëndetësore e dëmtuar

106 biznese të dëmtuara

32 shkolla të dëmtuara

Në shkollën “Ismail Qemali” u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar 2 familje.

BASHKIA TIRANË: Është furnizuar me 350 çadra verore.

BASHKIA KAMËZ: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit.

Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë.

Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë.

BASHKIA KAVAJË: 5 grupe pune që veprojnë në terren

BASHKIA RROGOZHINË: Aktualisht janë 4 grupe verifikimi në terren për qytetin e Rrogozhinës dhe 1 grup verifikimi per Njësinë Administrative Sinaballaj.

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative:

- Sinaballaj 7 çadra

- Lekaj 5 çadra

- Kryevidh 8 çadra

- Gose 1 çadër

- Rrogozhine 8 çadra.

Përsa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:

- Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.

- Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Sterbeg.

- Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës “Xh. Soros” në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.

SHËNDETËSIA

4,366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.

1,133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).

413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Ndërkohë, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.
Në Ishëm, Manzë dhe Prezë Kala, janë vendosur çadra për ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si dhe një njësi e lëvizshme ambulatore është vendosur në Vorë pranë kampit.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 533 (Tiranë – 235; Durrës – 252; Lezhë – 44; Elbasan – 1; Shkodër - 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 463 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi