Demir Kanani:Ushtaraku  që la
dasmën pasi u dha alarm në Sazan

Demir Kanani:Ushtaraku  që la<br />dasmën pasi u dha alarm në Sazan<br>
Në fundmuajin e nëntorit  të vitit 2011, në afërsi të Maozoleumit të Dëshmoreve të qytetit të Durrësit,  takova 2 veteranë të luftës, të cilet po prisnin sëbashku orarin e një ceremonie përkujtimore. Ishte banuesi i lagjes 11 të këtij qyteti Demir Kanani sëbashku me Koço Ropin. Të dy ish oficerë aktivë të ushtrisë, por edhe veteranë me një biografi të pasur luftimesh gjatë luftës.

Demiri kishte dalë partizan në moshën 16 vjeçare, kishte luftuar deri në Vishegrad dhe ishte plagosur madje. Ndërsa Koço (kështu e therrasin shkurt pasi emrin e plotë e ka Konstandin), që kishte me vete edhe të birin Maksin, kishte dalë partzan në moshën 12 vjeçare.

Ai ishte heroi real i filmit “ Partizani i vogël Velo”.Koço e kishte mbushur  gjoksin plot me dekorata. Demiri kishte një stemë të thjeshtë. Po bisedonin për shoket e luftës që kishin pasur në Durrës, pasi Koço kishte jetuar si ushtarak rreth 42 vite në këtë qytet. Para se të shkonte për të banuar si pensionist në vënd lindjen e tijë Korçë.

Ju bëra sëbashku  fotografi. Një vit më pas Demiri u nda nga jeta. Më 12 nëntor 2012. U largua në heshtje, ashtu i thjeshtë dhe modest, siç kishte qënë gjatë gjithë jetës së tijë.

Megjithëse shteti i kishte njohur shumë merita dhe kishte  si të thuash, një mal me dekorata të luftës. Ishte një veteran që kishte merita të mëdha në luftë, por që s’u mburr asnjëherë...Më pas nga bashkëshortja e tijë Dile kanani, mësova një histori interesante, të cilën po e sjellim për lexuesin e “ Rilindasit”, ashtu si e tregon ajo.

Demir Kanani, lë dasmen në mes dhe niset për në Sazan ku qe dhënë alarm luftarak

Në ceremoninë e mepasëshme tek varrezat e deshmoreve te qytetit te Durresit ka 5 vite që mungon veterani Demir Kanani. I dale në mal që në moshe të re ai kishte luftuar që nga jugu i vendit, në Tiranë e deri në clirimin e terrioreve shqiptare në Vishegrad.

Lufta i dha shume plagë  deri në prerjen e tre gishtave të dores nga predhat e artilerisë gjermane të luftës. Po megjithatë e  gjithë jeta e tijë kaloi në armë si gjatë luftes partizane ashtu edhe gjatë periudhes se luftes se ftohtë.

Bashkeshortja e tije 87 vjecarja Dile Kanani kujton se ai duke qënë ushtarak u detyrua të braktisë edhe dasmen e vet në Permet pasi në  repartin ku ndodhej në Sazan,  ishte dhënë alarm. Dhëndërri i ri niset në detyrë por atje ai merr nje urdhër të ri. Ministria e Mbrojtjes e thërrret në Tiranë dhe urdhërohet që të niset për studime në një shkollë ushtarake  ne Bashkimin Sovjetik. Dhe dhëndërri me nusen që kishte një bukuri të rrallë janë takuar në Sazan përsëri vetëm pasi ai mbaroi studimet ushtarake.

demir kanani

Me Demirin, kujton Dilja kam kaluar një jetë shumë të mirë. Në Sazan kam pasur vëllain oficer Kadri Pashon, që në atë periudhë ishte komisar në bazën ushtarako detare. Kur isha te vëllai u njoha me Demirin, tregon ajo. U fejuam dhe dasmen do e bënim në Përmet si edhe ramë dakort.


Ikem në Permet në katundin Ballë të Këlcyrës,  dhe atje filloi dasma. Gjate cermonisë së dasmes na erdhi telegrami  se ishte shpallur alarm në Sazan dhe im shoq atëhere u nis me urgjencë për të zbatuar detyrat që i përkisnin në repartin ushtarak. 

Nga ishulli i Sazanit atij i shkon një telegram për tu paraqitur në Ministrinë e Mbrojtjes. Demiri u nis dhe mua me mori e më çoi në ishull i vëllai  i Demirit. Vëllai i tijë si civil nuk lejohej që të hynte brenda në Sazan, madje nuk lehohej që të hypte as në anijen që transportonte personelin dhe mua erdhi e më mori vëllai im. Në atë Ishull e kam pritur Demirin  për 3 vite me rradhë, në shtëpinë e vëllait, deri sa mbaroi studimet dhe  u kthye Demiri.

Ai  ndoqi  studimet nëe BS për oficer artilerie. Pasi u kthye erdhi në Sazan dhe më mori pasi më tregoi se ishte caktuar me  detyrë oficer në Durrës. Në këtë qytet ai e nisi karieren ushtarake si komandant baterie në zonën e Currilave, pasi kishte studjuar për artileri bregdetare.

Atje punoi shumë vjetë.  Nga atje ai shkoi Komandant Batalioni i këmbësorisë në Golem . Kemi kaluar sëbashku një jetë shumë të mirë. Demiri ishte njeri i jashtëzakonëshëm. Ndoshta vlerat ju a dimë më mirë tashti që nuk i kemi më njerëzit tanë të dashur e përfundon biseden Dilja.

demir kanani

I biri, Petriti,  flet per rrugen luftarake që përshkroi babai i tijë Demiri si një nder partizanet më të rinje në moshë, pjesmarres ne luftë dhe nje sërë betejash te njohura për ashpërsinë e tyre me armikun. Ai ishte inkuadruar në batalionin partizan “ Naim Frashëri ” në vitin 1943.

Ka marrë pjesë në luftimet e Kuqarit në Permet dhe pas formimit të Brigadës së VI- të Sulmuese ai u inkuadrua në të. Ishte partizani më i vogël në këtë brigadë. Ai sikundër më kanë thënë shoket e tijë, tregon Petriti, luftoi në kalanë e Margëlliçit.

Në krah te tijë janë vrarë Mustafa Matohiti dhe Meleq Gostnishti. Më pas ka vijuar në Qarkun e Vlorës dhe deri në luftën për çlirimin e Tiranës. Më pas ka marrë pjesë në luftimet në zonën e veriut  dhe më pas ka kaluar në viset shqiptare të Kosovës, deri në Vishegrad. Ku dhe u plagos disa herë. Ai lindi në vitin 1927 dhe u nda nga jeta në  nëntor të vitit 2012. Gëzonte 20 urdhera dhe dekorata gjithsej.

demir kanani

Pengu i Diles: Si ma denuan vëllain oficer vetëm sepse shau diktator Mehmet Shehun. 

Dilja edhe sot flet me dhimbje për të vëllain e vet që e kishte oficer ne bazën e Sazanit. Megjithese ishte nip heroi të luftës, thotë ajo, nuk e kursyen. Isha në Durrës atëherë kur muarëm vesh lajmin se e kishin arrestuar dhe e kishin dënuar me 20 vite burgimi në Spaç. 

E kishte spiunuar një kolegu i tijë ndersa po pinin një gotë fërnet. Në bisedë e sipër vëllai kishte thënë se Mehmet Shehu është diktator. Kaq ka mjaftuar që kolegu të shkonte dhe të bënte denoncimin. Për shumë  vite nuk e pashë më  tim vëlla.

Më ka mbetur peng në shpirtë. Po ti shkonim te burgu, do të na hiqnin edhe ne nga punët që kishim dhe do na degdisnin në ndonje fshat, sikur ju kishte ndodhur shume kolegëve të tijë. Ne realisht nuk na luajtën, por Demirin e transferuan nga batalioni artmitralier në Golem, një një shkolle të lirë ushtarake, përfundoj bisedën Dilja. 

Rëndësia strategjike  e Ishullit të Sazanit që vleresoi Demir Kanani në alarmin luftarak

Jo pa qëllim diktatori Hoxha kërcenoi rusët se në rast të një agresioni kundër Shqipërisë, fllota ushtarake ruse nuk e kalonte dot Otranton, pasi Sazani dhe  Karaburuni ishin të veshur me hekur dhe beton. Hoxha me një xhest  të veçantë duke improvizuar tundjen e çelësave që nga foltorja theksoi se çelësat e Otrantos i kemi ne. 

Po çfarë supozonin këto çelësa?  Lidhur me këtë rast ish-komandanti i  bazes ushtarake të Sazanit  për rreth  6-të vite me radhë, koloneli  Sulejman Abazi, ka treguar ne kujtimet e veta, se ky ishull ishte i furnizuar , sipas projekteve te Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Shqiptare me ushqime, karburant e municion, për një luftë totale  6 mujore.

Çfarë fortifikimi dhe potenciali kishte ishulli?
Në Sazan ishte  planifikuar për një   efektiv të  kohës së luftës  që të shkonte deri në 2780 vetë, ndërsa për kohë paqe Sazani  ishte i kompletuar në masën 45% të këtij numëri , një normë e lartë gatishmërie, pa llogaritur këtu forcat e gatshme të Regjimentit i Katër Siluruesve dhe anijeve mbiujëse, të cilat në vitit 1988 u zhvendosën në bazën e Pasha Limanit.

Organika e kohës së paqes, në çdo kohë rezultonte e kompletuar 100%. Me mbi 290 oficerë, mbi 100 nënoficerë dhe me 1000 ushtarë aktiv të dy viteve të shërbimit. 

Detyra në ishull kërkonte përgjegjësi të lartë nga ushtarë dhe oficerët që shërbenin ashtu. Kjo ishte edhe një nga përgjegjësitë që ndjente oficeri Demir Kanani, i cili la dasmen në mes dhe e takoi nusen e tijë vetëm 3 vite më pas. Ishulli i Sazanit, sipas ish komandantit të bazës Sulejman Abazi, ishte shumë i fortifikuar.  

Në disa rajone mbrojtje batalionesh artmitraliere, vetëm për mitraloza të rëndë dhe automatikë kishte 2840 qendra zjarri dhe një sistem të gjerë tunelizimi për strehimin e rezervave të municioneve, ushqimeve dhe gjithçka tjetër që nuk duhej të ishte në sipërfaqen e tokës. 

Në sistemin e mbrojtjes rol të veçantë kishte artileria bregdetare, ajo tokësore dhe artileria kundërajrore. Regjimenti Bregdetar i Ishullit ishte me 6 bateri të kalibrit 85, 100 dhe 122 mm top obuz, me një larghedhje nga 11.9 km deri në 24 km.

Artileria tokësore ishte e mbështetur në grupin e mortajave 120 mm, bateritë e topave 76 mm dhe në topat reaktivë 12 grykësh (katjushkat), me një fuqi zjarri të madhe. Në mbrojtjen kundërajrore dominonte kalibri 57, 37 dhe 14.5 mm, Ishulli i Sazanit mbrohej nga mbi 162 gryka zjarri gjithsej dhe me një kryqëzim zjarr me bateritë e artilerisë në Karaburun, Zvërnec dhe bregut të Vlorës.

demir kanani

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur